Dikur dëshmia e penalitetit, që është një vërtetim i gjëndjes gjyqësore, tërhiqej pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sot merret në portalin e-albania. Por një qytetar e kërkonte shpejt këtë dokument dhe drejtohet në Drejtorinë e Burgjeve. Në këtë institucion e pyesin, se për ku i duhet dokumenti. Kur i tha për në Shqipëri e drejtuan te e-albania.Një tjetër qytetar tregon, se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer.Qytetari dëshmon, se i kanë kërkuar një shumë prej 600 eurosh për ta pastruar dëshminë. Ne e ndjekim zotërinë, për të provuar, nëse është i vërtetë versioni i tij. Në drejtorinë e burgjeve, qytetarin e drejtojnë në sektorin juridik, ku i kërkojnë 600 euro për t’i dhënë dëshminë e kërkuar, me kusht që të mos flasë me njeri për këtë cështje. Pas disa sorollatjeve dhe shtyrjes së afateve, qytetarit i premtojnë t’ia japin dëshminë e pastër të penalitetit pas pak ditësh. Por sigurisht atij i kujtojnë, se duhet të ketë shumën prej 600 eurosh me vete.Ditën e caktuar “nevojtari” u paraqit pranë institucionit dhe në pak minuta merr dëshminë në dorë, që nuk ka qenë i dënuar.Më pas, në një qoshe, që të mos kishte lëvizje, bëhet edhe dorëzimi i 600 mijë lekëve për shërbimin
Të premten u festua 80 vjetori i Konferencës së Pezës të vitit 1942. Ne ishim aty dhe takuam shumë veteranë e nostalgjikë të kohës. Të moshuarit ishin shtruar me të ngrëna e të pira dhe ia morën këngëve partizane të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare.
Jemi në Kucovë në fshatin Ferras, ku 7 fëmijë të sistemit fillor nuk kanë shkuar në shkollë. Shkolla e tyre është mbyllur, dhe të vegjlit i kanë kaluar në shkollën e Kozarës. Por tani problem mbetet transporti. Prindërit thonë, se nuk i nxjerrin dot fëmijët në rrugën kryesore, ngaku duhet të bëjnë 3 km deri te furgoni. Ata kërkojnë transport të posacëm, që t’i marrë fëmijët në fshatin Ferras ose të vijë mësuesi në shkollën e vjetër.Ne morëm takim me drejtoreshën e shkollës, e cila thotë, se ka marrë konfirmim nga kryetari i bashkisë, që fëmijët do të kenë automjet të posacëm, për t’i marrë nga fshati Ferras dhe për t’i cuar në shkollë në Kozarë.