STOP – EMISIONI 128

Rast skandaloz në QSUT, i mituri 4 vjecar infektohet me HIV/AIDS.
Një tjetër rast tronditës vjen nga ambientet e QSUT-së. Një nënë i drejtohet emisionit “Stop”, për t’u ankuar për mungesën e ilacit nevirapinë prej 6 muajsh. Por kjo mungesë nxjerr në pah një problem edhe më të rëndë. Qytetarja tregon, se djali i saj vetëm 7 vjec, është infektuar me virusin HIV/AIDS 3 vjet më parë, kur ishte shtruar në QSUT. Sipas saj askush në familje nuk është pozitiv, por në kartelën e fëmijës është shkruar, se ai ka bërë ndërhyrje, edhe pse nëna dëshmon, se i biri nuk i është nënshtruar kurrë asnjë operacioni.
 

 
Porti i Durrësit, ja sesi koncensionari gjerman shkel kontratën e shmang detyrimet tatimore.
 
Ministria e punëve publike ka lidhur një kontratë me një koncensionar gjerman, që operon në Portin e Durrësit në maj 2013. Në shtator administratori i EMS i dërgon një letër ministrisë dhe autoritetit portual, duke premtuar, se ngarkim-shkarkimin do e bënin nënkontraktorët shqiptarë. Por koncensionari i huaj nuk respektoi kontratën, duke kryer aktivitete, që e tejkalonin atë dhe duke krijuar situatë monopol në port. Jo vetëm kaq, por gropa, që i krijohet shtetit nga mungesa e taksave për aktivitetet ekstra, është kolosale.Shkeljet janë konstatuar edhe nga KLSH, por asnjë masë nuk është marrë. “Stop” ka siguruar bilancin e kompanisë gjermane, me xhiro vjetore disa herë më të madhe, por me pagesë tatim- fitimi disa herë më të vogël, sesa nënkontraktorët shqiptarë.
 

 
“Stop” zgjidh shqetësimet e qytetarëve në Tiranë e Durrës.
Pas transmetimit në “Stop” të problematikës së ujrave të zeza në zonën e Laprakës tek ish-shkolla e partisë, UKT ka marrë masa. Situata është normalizuar dhe tani banorët duhet të bien dakord për vendosjen e tubave dhe kolektorit. Një situatë e ngjashme edhe me një gropë në lagjen 13, Plazh Durrës. Bashkia ka nisur tharjen e ujit dhe do të marrë masa për shmangien e vatrës së infeksionit.
 

 

Të Fundit