Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjece, jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain, deri kur humbasin të atin në një aksident.Në atë kohë i ndjeri, Lavdi Mullaymeri kishte filluar procedurën për legalizimin e shtëpisë, por e veja, së bashku me dy vajzat, detyrohen të largohen nga shtëpia e tyre.Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpi jetimet, duke i sharë e ofenduar e duke i kërkuar të gjejnë shtëpi me qira.Madje gjyshja ka marrë dhe urdhër mbrojtje ndaj njërës prej motrave, me pretendimin, që e ka ofenduar.Por në audioregjistrime, dëgjohet qartë, se ata që fyejnë e kërcënojnë, janë gjyshja dhe xhaxhai i vajzave.Gazetarja e “Stop” shkon në shtëpinë e familjes Mullaymeri, ku nusja e xhaxhait, reagon keq, kyc derën dhe nuk lejon vajzën të dalë.Ndërsa xhaxhai i vajzave, na tregon certifikatën e shtëpisë, por pranon, që legalizimin, e ka nisur vëllai i tij dhe tokën ende nuk e ka përfituar.
Gjatë një debati në një studio televizive, gjakrat e të ftuarve janë nxehur aq shumë, sa këta të fundit, kanë shkuar edhe tavolinën e studios.Videoja e sherrit “model” është bërë shumë shpejt virale.
Në 15 qershor 2021 trajtuam përplasjen fizike e verbale në shkollën 9 vjecare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me crregullime të spektrit autik, Fjoralba Rosi, u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina Jançe Kala. Në atë kohë, agresorja u procedua penalisht.Tre vjet më pas takojmë zonjën Fjoralba Rosi sërish. Mësojmë, se Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen, pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që drejtori i shkollës, tha, që i kanë institucionet kompetente.Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit.Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim.Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon, se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës, në një regjistrim, thotë, se nga videoja, që disponohet, ai që ka marrë lekët, është burrë.