Jemi në Njësinë Administrative Gruemirë për problemin e zotit Lazër Pepushaj, i cili para 5 javësh, kur i erdhi në jetë fëmija i tretë, kuptoi, se adresa dhe njësia e tij nuk ishin aty ku banonte prej 20 vitesh, por në Kastrat, po në Malësi të Madhe.Në Gruemirë kishte mbetur me adresë vetëm vajza e madhe 4 vjecare, ndërkohë që ai me bashkëshorten dhe 2 vajzat e vogla ishin në Kastrat.Në Njësinë Adminstrative Kastrat, punonjësi i Gjendjes Civile, thotë, se nuk ka bërë një akt të tillë.Nga ana tjetër, Briken Hoti, punonjës i Gjendjes Civile në Njësinë Gruemirë, thotë, se sistemi gabimisht ka bërë këtë ndarje të familjes, duke cuar Lazrin në adresën e vjehrrit.Falë bashkëpunimit të “Stop” me Gjendjen Civile Gruemirë, u zgjet zgjidhja dhe u bashkua familja Pepushaj në këtë njësi, në adresën, ku ata jetojnë.
Një vajzë e vogël ka pikturuar logon e emisionit “Stop”. Të tjerë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre, duke u argëtuar me programin tonë. Një qen po kërkon ushqim në kazanin e plehrave të lagjes. Një tjetër qen është filmuar në tavolinën e një restoranti, duke ngrënë atë që kanë lënë njerëzit. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Një javë më parë ishim një orë orë larg Beratit në fshatin Veleshnjë, për t’u takuar me zonjën Anxhela Likaj, e cila prej vitit 2018 ishte zhvendosur në familjen e prindërve. Prej vitesh ajo pret vendimin përfundimtar të gjykatës për zgjidhjen e martesës. Gjykata e Beratit e ka bërë zgjidhjen e martesës, duke ia lënë nënës fëmijët për rritje dhe edukim. Por ky vendim është apeluar nga bashkëshorti i zonjës dhe Anxhela është e detyruar të mbajë fëmijët, prindërit dhe veten me 350 mijë lekë të vjetra nga puna në një fasoneri. Drejtori i Shërbimit Social Berat, Piro Xheblati, na shpjegoi përfitimet, që i takojnë një gruaje kryefamiljare, si ndihmë ekonomike apo bonus qeraje. Por për fat të keq Anxhela Likaj penalizohet, pasi zyrtarisht figuron e martuar.Pas transmetimit tonë zonja Ilnisa Gramshi është ofruar t’u bëjë kurs anglishteje falas tre fëmijëve të Anxhelës, 7, 10 dhe 12 vjec.Altea Ismaili, 7 vjec nga Peqini, që nga lindja ka bërë 7 ndërhyrje, për të mundur të ecë. Fatkeqesisht sot ajo ka jo vetëm këmbët, por edhe shtyllën kurrziore me probleme. Për ndërhyrjen e saj duhen 11 mijë euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë hapur një gofoundme për rastin e Alteas, duke bërë apel, për të bërë të mundur ndërhyrjen për të.