STOP – EMISIONI 126 (SEZONI 4) 22 shkurt 2019-Cështje divorci, ish gruaja nuk i le fëmijët/pensioni mbi të ardhurat mujore.

Engjëllushi, nga Tirana, baba i dy djemve të vegjël, prej një viti është divorcuar nga gruaja e që nga ajo kohë, nuk mundet të shohë fëmijët e tij.me vendim gjykate ka takime të përcaktuara për fëmijët, por ish bashkëshortja nuk e lejon këtë.As dhuratat e vitit të ri, Engjëllushi nuk ka mundur t’ua japë djemve.As përmbaruesja, Evisa Tole nuk ka mundur ta zgjidhë këtë situatë.Psikologia, Aurela Agalliu, tregon për dëmet psikologjike, që kanë fëmijët, të cilëve u mungon një nga figurat prindërore.Një tjetër rast divorci denoncohet nga Bashkim Kapllani. Ai tregon, se djali i tij invalid,është divorcuar nga e shoqja me 3 fëmijë. Gjykata ka caktuar pension ushqimor për fëmijët prej 200 mijë lekë të vjetra, në një kohë, që pensioni i tij i invaliditetit është 148 mijë lekë të vjetra. Në një rast të tillë, zyra përmbarimore mund ta bllokë të gjitha pensionin e invaliditetit, për llogari të pensionit të fëmijëve.

Tenderi i autobuseve, bashkia Durres injoron vendimin e Gjykates!

Në mesin e janarit emisioni “Stop” trajtoi rastin e tenderit të autobusëve në bashkinë e Durrësit. Bashkia kishte skualifikuar pa të drejtë kompaninë “Vata trans” , ndërsa gjykata administrative Durrës në 5 shkurt kërkoi rishikim të procedurës së tenderit.Klodian Vata, pas këtij vendimi të gjykatës,iu drejtua bashkisë, por nënkryetari dhe kreu i komisionit të vlerësimit, Zhulien Varfaj, i thotë, se ky muhabet është i mbyllur edhe sikur të presë 22 vjet të tjerë.

Fiton Akadamine e policise, e perjashtojnë si bartes i hepatitit!

Një i ri, që kërkon të ruajë anonimatin, denoncon në “Stop” përvojën e pakëndshme me konkursin për akademinë e policisë.Ai thotë, se fitoi të gjitha fazat e konkursit me pikë maksimale. Por në fund e përjashtuan, pasi është bartës i hepatitit B.Në rregulloren e policisë së shtetit, nuk thuhet askund, që një kategori e tillë, përjashtohet nga konkurimi apo puna në polici.Ai shpjegon, se sëmundjen e ka inaktive dhe nuk përbën rrezik për persona të tjerë.

Të Fundit