STOP-EMISIONI 125(Sezoni 11) 25 Shkurt 2026-Furgoni i bie makines e merr zvarre, gazetarja zgjidh situaten me karroatrec

Në emisionin e sotëm trajtojmë ankeswn e Eduart Sharkës nga Lushnja, i cili tregoi, se më 8 shkurt 2026, rreth orës 22:30, automjeti i tij u përplas nga një furgon, që drejtohej nga Artan Pepa. Sipas tij, pas aksidentit palët ranë dakord ta zgjidhnin çështjen me mirëkuptim, pa përfshirë policinë, pasi drejtuesi i furgonit premtoi, se do t’i rregullonte dëmet. Megjithatë, edhe pas dy javësh, makina nuk ishte rregulluar dhe komunikimi mes tyre kishte ngecur.Për këtë arsye, Eduarti e kallëzoi rastin në Komisariatin e Policisë në Lushnje, duke paraqitur edhe një deklaratë, se do të tërhiqej nga ankesa, nëse arrihej një marrëveshje. Rasti u referua më tej në Drejtorinë Rajonale Fier dhe në Prokurori. Pas ndërhyrjes së gazetarëve të “Stop”, u arrit komunikimi me Artan Pepën, i cili shprehu pakënaqësitë e tij për situatën, por në fund palët ranë dakord për zgjidhje. Automjeti i dëmtuar u mor me karrotrec, për t’u riparuar dhe ankuesi u tërhoq nga kallëzimi, duke e mbyllur çështjen me marrëveshje.

Ministria e Jashtme ka ratifikuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, por dokumenti zyrtar është publikuar me një gabim drejtshkrimor në titull. Në vend të fjalës “Ratifikimi”, në dokument shkruhet “Ratfikimi”.Gabimi në një akt zyrtar, që lidhet me një marrëveshje ndërkombëtare, ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e dokumenteve shtetërore.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi, mbrëmjen e së martës, sesi sillej mësuesja e shkollës “100 vjetori i pavarësisë” në Kamëz, Mine Hasani, në orën e mësimit më fëmijët e klasës së katërt. Dhuna fizike dhe verbale ishin rituali i përditshëm i saj.Nga pamjet e transmetuara, mësuesja Hasani shfaqej duke i goditur fizikisht nxënësit, si dhe duke përdorur gjuhë fyese, kërcënuese dhe degraduese ndaj tyre. Në një monitorim prej më shumë se një jave, rezultoi, se shprehjet, si “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”, ishin mënyrë sjelljeje për mësuese Minen.Menjeherë pas transmetimit, Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune, për të marrë në shqyrtim rastin e dhunës së përsëritur fizike dhe verbale të mësueses Mine Hasani.Mësuesja në fjalë është shkarkuar menjëherë nga puna, ndërsa rasti është referuar në Njësinë për mbrojtjen e fëmijës dhe në Policinë e shtetit.Nga nga ana tjetër grupi i punës po analizon edhe veprimet, apo mosveprimet e hallkave të tjera të shkollës, drejtor apo psikolog. Për rastin skandaloz të shfaqur me zë dhe figurë ka reaguar me një video edhe ministrja e arsimit Mirela Kumbaro.

Të Fundit