STOP-EMISIONI 124(Sezoni 11) 24 Shkurt 2025-“Ta plas koken, vec hani e dh*ni, kafshe, idiote”, dhuna e mesueses ne klase

Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, disa prindër kanë denoncuar pranë redaksisë së emisionit investigativ “Stop” dhunën sistematike ndaj nxënësve të klasës së katërt nga mësuesja kujdestare Mine Hasani.Nga pamjet e siguruara me kamera të fshehtë, mësuesja i godet fizikisht nxënësit, si edhe përdor gjuhë fyese, kërcënuese dhe degraduese ndaj tyre. Në një monitorim prej më shumë se një javë, rezulton, se shprehjet si “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”, janë “buka e përditshme” e mësuese Mines. Prindërit pretendojnë, se dhuna nuk është rast i izoluar, por praktikë e përsëritur, për të cilën janë ankuar disa herë në Drejtorinë e shkollës, pa marrë zgjidhje.

Në një lagje të Catanias, një qen u filmua, duke hedhur një qese plehrash në rrugë. Dy videot e regjistruara nga kamerat e mbikëqyrjes u publikuan nga njësia mjedisore e policisë lokale. Ngjarja tërhoqi vëmendjen edhe të gazetës britanike “The Guardian”. Sipas zyrtarëve lokalë, qeni ishte trajnuar nga pronari i tij, për të hedhur mbeturina në mënyrë të fshehtë.

Lidhur me dhunën fizike dhe psikologjike, që mësuesja Mine Hasani e shkollës 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, përdor ndaj nxënësve, instalimi për ditë me radhë i kameras së fshehtë ka sjellë materiale shokuese. Nga pamjet e ditëve të tjera rezulton, se mësuesja u drejtohet fëmijëve, me shprehje si: “zhulsa, idiotë, kokë lopë, rob të trashë, terroristë, apo arushë e rënë në qytet. Bëhet fjalë për nxënës të mitur të ciklit fillor, ku sipas denoncimit, përveç dhunës fizike e verbale, ka pasur edhe sjellje intimidimi dhe presioni psikologjik gjatë orëve të mësimit. Rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në ambientet shkollore.

Të Fundit