Në 18 dhjetor 2024, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi, që 177 mijë pensionistë në kryeqytet, të përfitojnë falas abone për transportin publik.Me kartën e identitetit dhe me një fotografi në dorë, dhjetëra pensionistë u paraqitën pranë 5 pikave në Tiranë, për t’u pajisur me abonenë, që duhet ta tërhiqnin vetë.Pajisja e të moshuarve përfitues, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Në këtë moment, në pikat e miratuara nga bashkia, u krijuan rradhë të gjata dhe pensionistët prisnin me orë në të ftohtë, për të marrë abonenë.Drita Bafti, një zonjë 78 vjecare, tregon peripecitë, që ndeshi, për të përfituar lëvizjen falas me transport publik.Ajo thotë, se vuan nga tensioni e sëmundje të tjera, ndaj e ka të pamundur të shkojë cdo muaj, të ndryshojë foton e abonesë.Në pikat e shpërndarjes së aboneve, na thuhet, se kështu është caktuar procedura.Edhe të moshuar të tjerë shprehen, se është e padrejtë, që të përballen cdo muaj me këtë situatë, kur mund ta bëjnë procedurën një apo dy herë në vit.
Prej ditësh mediat dhe rrjetet sociale ziejnë nga diskutimet për blerjet on line në shuma të mëdha, që hetimi i Spak-ut thotë, se janë bërë nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ne kemi pyetur qytetarët, se cfarë do të blinin me 860 mijë euro online. Përgjigjet e tyre janë me humor e ironi.
Edmond Grëmi, një banues në Tiranë, tregon, se gruas së tij i kanë bllokuar pagën, sepse Tatim Taksat e Bashkisë së kryeqytetit, thonë, se nuk ka shlyer detyrimet e dyqanit, të shitur me dokumenta të rregullta, që në vitin 2013. Edmondi tregon, se ka bërë ankesë, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.Pas interesimit tonë, Andi Sauku, inspektor, shpjegon, se ka kryer verifikimet, e paga do të zhbllokohet.