Policia e shtetit njoftoi ditën e djeshme, se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 20 vjecarin me inicialet A.H. Po cili ishte problemi me te riun dhe si nisi kjo histori. Nëse kërkon, që të bëhesh punonjës i policisë së shtetit, duhet të plotësosh disa kushte dhe të ndjekësh një procedurë të caktuar, që e shpjegon Kryetari i sindikatës së policëve Sadedin Fishta. Por denoncimi, që ka mbërritur në redaksinë tonë, ka të bëjë me shtetasin Aldo Hasani, i cili publikon foto në rrjetet sociale, i veshur si polic, madje edhe me armë zjarri. Ai shprehet, se e kanë transferuar nga Dibra në Lezhë, por sipas verifikimeve tona, nuk është fare punonjës policie.Ai kërkonte një dokument policie, me gradën shef i krimit ekonomik, dhe pasi ia realizuam, Aldo filloi të bënte video prezantuese edhe të “aksioneve policore”, që sipas tij, kishte bërë.Madje i vetëshpalluri shef i krimit ekonomik merr edhe denoncime, të cilat thotë, se i referon më lart.Gruas së infiltruar i përgjigjet me shkresa pa firmë e vulë, duke bërë sikur ndjek dhe zgjidh cështjen e saj.
Lajton është një djalë i vogël, që sheh cdo ditë emisionin “Stop” dhe është një ndër fansat më besnikë të tij.Prindërit e tij kanë sjellë një video, ku Lajton përqafon televizorin, ndërsa në ekran shfaqen Saimiri dhe Genti.Së fundi presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar shkarkimin e të gjithë prokurorëve, që punuan gjatë kohës së Biden.Nën moton “të pastrojmë shtëpinë”, Trump ka realizuar një vetting me një të rënë të lapsit dhe pa kosto financiare.
Pak kohë më parë treguam, sesi ish gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranë ILDKPI-së, se jeton në një apartament 80 m 2 afër qendrës së qytetit.Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. Ne e kemi dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje, që ka bërë Fetahu, duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi.Iu drejtuam në atë kohë IMT-së Elbasan, drejtuesi i së cilës, na tha, se ndërtimin pa leje nuk e kishte bërë gjyqtarja, por një banor tjetër komshi me të. Por ky i fundit, sipas drejtorit të IMT-së, jeton jashtë Shqipërisë.Kjo përgjigje ishte një gënjeshtër, për të mbrojtur interesat e gjyqtares Fetahu. Kryeinspektori i ri na kërkoi kohë, për të gjetur dhe zgjidhur rastin.Ne jemi rikthyer në pronën e ish-gjyqtares dhe kemi konstatuar prishjen e ndërtimit pa leje nga ana e IMT-së.