Dy qytetare tregojnë, sesi janë mashtruar dhe kërcënuar, nga Elisabeta dhe Albert Koçi, që kanë në pronësi mobileri “Greis”. Zonjat kanë bërë porosi në këtë mobileri, por thonë, se nuk kanë marrë as punën dhe as lekët. Madje njëra prej tyre, thotë, se i morën peng vajzën dhe dhëndrin, e nuk i ka marrë paratë e veta, edhe pse njoftoi komisariatin e policisë.Njëra nga gratë pret të marrë 1.6 milionë lekë të vjetra, ndërsa tjetra gati 3 milionë lekë.Ne provojmë të kontaktojmë Albertin, por ky i fundit nuk e hap telefonin. Ndërsa Elisabeta thotë, se nuk i njeh zonjat denoncuese, edhe pse ato kanë kontrata për punën, që duhet të bëhej.Zonjat në fjalë, pasi kontaktuan emisionin “Stop”, tregojnë, se morën edhe kërcënime me jetë nga kunati i pronarit të mobilerisë. Në komisariatin numër 2 na thonë, që kjo cështje ka shkuar në prokurori.Po kështu, në komisariatin numër 6 marrim të njejtën përgjigje.
Një nga momentet më virale së fundi, është fundi i botës. Ky diskutim, që ngjall shpesh frikë, vjen në formën e një propozimi mode.
Jemi në Lushnje, pasi Bexhet Vrapi, thotë, se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë është lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë, duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq. Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja tani duhet t’i kthejë lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti thotë, se nuk po mundet të marrë paratë.Vetë avokatja shprehet, se paratë do t’ia kthejë në 21 shkurt. Sipas saj, lekët janë marrë nga një gjyqtar, që iku nga sistemi për shkak të vettingut.