Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi, se mbledhja e grupit parlamentar vendosi unanimisht djegien e mandateve të opozitës. Saimiri dhe Genti dogjën në mënyrë simbolike mandatin. Në Tiranë ujrat e lavanterisë po shpërthejnë në sipërfaqje. Në Mamurras plehrat digjen në kazanët e mbetjeve, që ndodhen në kangjellat e shkollës. Spitalit të Shkupit po i del tym i zi. Në Strugë një e moshura ka hipur mbi gomar, për të rregulluar energjinë. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.
