Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë tonë, se prej një muaji, nuk punon autoklava, e për pasojë, mbetjet spitalore jane grumbulluar tek pajisja në një dhomë e jashtë saj, në të gjithë godinën, duke krijuar një vatër infeksioni, që rrezikon të përhapet.Vetëm 180 sanitaret, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë bombë infeksioni, jo vetëm që rrezikojnë veten, por mund të kthehen lehtësisht në përhapëse të mikrobeve të rrezikshme.Ne shkojmë gjatë natës, për të verifikuar situatën dhe shohim, që autoklava nuk punon. Kjo situatë është për disa ditë me radhë, edhe pse ngjitur me autoklavën, ka disa institucione, stomatologjia, gjimnazi “Eqerem Cabej”, si dhe shtëpitë mbështetëse.Ne komunikojmë me drejtorin e shërbimeve mbështetëse në QSUT, Erion Ngjela, i cili e mohon situatën, duke thënë, se autoklava është në punë. Por nga ana tjetër, përgjegjësja e këtij procesi, pranon, që për funksionimin e autoklavës, nuk ka një kontratë.
Në përgjigjen zyrtare, QSUT thotë, që autoklava është në punë, po bëhet kontrata, e sipas një VKM-je, mbetjet mund të rrinë aty për 45 ditë. Përfaqësues të kompanisë “Loerma shpk” thonë, se këto mbetje nuk duhen mbajtur as 5 ditë.Nga ana tjetër nga kompania “Montal shpk”, shpjegojnë, se ka mbaruar kontrata dhe nuk e kanë rinovuar, pasi nuk kanë interes.
Në nisje të emisionit Saimir dhe Genti bëjnë një përshëndetje speciale me këngën “5 fustanet dhe adhuruesit”.Pas skenave të humorit dhe replikave, ata zbulojnë edhe se kujt ia dedikojnë këngën kptimplote.
Pasi vemë në dijeni QSUT-në për mbetjet e rrezikshme spiatalore, zbulojmë, se ato, përvec autoklavës, cohen tek onkologjiku.Pas Onkologjikut, mbetjet shëtisin te Neurologjia, gjë që dokumentohet me video. Në këto kushte njoftojmë policinë dhe në vend vijnë forca të Komisariatit numër 4 bashkë me ekspertin kriminalist, të cilët mbledhin provat dhe ia nisin prokurorisë. Disa anëtarë të stafit të QSUT-së thirren në komisariat. Për eksperten e mjedisit Erdona Demiraj, mbetjet spitalore kërkojnë trajtim të vecantë, pasi ndikojnë jo vetëm në ambient, por edhe në organizmin tonë. Edhe sipas mjekut Ilir Alimehmeti, kjo situatë është e patolerueshme, pasi këto mbetje spitalore janë vatër infeksioni për të gjithë.