STOP-EMISIONI 119(Sezoni 11) 17 Shkurt 2026-I bie barrierave per te shmangur kamionin, policia gjobit viktimën e aksidentit.

Më 7 shkurt 2026, në aksin Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e Hotolishtit, Riki Hoxhallari pësoi një aksident, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”. Sipas tij, një kamion, që vinte në të njëjtën korsi, u bë shkak i rrezikut, duke e detyruar të manovronte për të shmangur përplasjen frontale. Si pasojë, makina përfundoi te barrierat anësore dhe u dëmtua, por fatmirësisht Riki dhe pasagjeri, që ndodhej me të, nuk u lënduan. Drejtuesi i kamionit u largua nga vendi i ngjarjes.Pas mbërritjes së Policisë Rrugore, Riki Hoxhallari u gjobit, ndërsa sipas tij, efektivi Elton Boriçi nuk mori parasysh provat dhe as videon, që doli më pas për aksidentin. Ai pretendon, se pasagjeri nuk u mor në pyetje dhe se nuk u administruan prova të plota për shpejtësinë, apo rrethanat e ngjarjes, duke e konsideruar gjobën të padrejtë.Pas denoncimit në emisionin “Stop” dhe depozitimit të ankesës, Policia Rrugore Elbasan rishqyrtoi rastin, hoqi gjobën ndaj Riki Hoxhallarit dhe i hapi rrugë procedurave për trajtimin e dëmit nga siguracioni.

Ish-drejtuesi i regjimit në burgun e Lushnjës Irakli Leka është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vite e 3 muaj burg për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”. Çështja ndaj tij u shqyrtua me procedurë të shkurtuar, ç’ka solli uljen e dënimit në 2 vite e 2 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare, me kusht, që gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.Skandali u bë publik nga emisioni investigativ Stop, i cili transmetoi pamje, ku Leka shfaqej duke marrë 700 euro në këmbim të dhënies së një lejeje 5-ditore për një të dënuar.

Rajmonda është një zonjë, që denoncon një problem me regjistrimin e pronës në Borsh pranë Kadastrës së Sarandës. Gjyshi dhe i vëllai përfituan nga kthimi i pronave një sipërfaqe prej 1000 m², të ndarë me nga 500 m² për secilin dhe më pas të trashëguar nga familjarët përkatës.Pjesa e tezes së Rajmondës iu dhurua Gazmend Hajdinit, ndërsa pjesa e nënës së saj, iu shit vetë Rajmondës. Pas këtyre veprimeve, parcela 1000 m² u regjistrua me emrat e Gazmend Hajdinit dhe Rajmondës.Më vonë, trashëgimtarët përfituan edhe një parcelë tjetër prej 680 m². Por, në mënyrë të çuditshme, edhe kjo pasuri e dytë u regjistrua me të njejtët emra, Gazmend Hajdini dhe Rajmonda, megjithëse kontrata e shitjes dhe ajo e dhurimit i përkisnin vetëm parcelës së parë 1000 m².Sipas shpjegimit të dhënë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, janë marrë për bazë pikërisht këto kontrata për regjistrimin edhe të parcelës 680 m². Ndërkohë, eksperti Fatmir Laçej thekson, se një transaksion ka vlerë vetëm për pasurinë me numrin dhe sipërfaqen përkatëse dhe nuk mund të shtrihet automatikisht në një parcelë tjetër.Si pasojë e këtij regjistrimi, Rajmonda nuk mund të kryejë çeljen e trashëgimisë dhe regjistrimin e testamenteve të nënës dhe tezes për parcelën 680 m². Avokati Klaudi Zholi e konsideron regjistrimin të paligjshëm dhe kërkon korrigjimin e tij, në mënyrë, që prona t’u kalojë trashëgimtarëve, që u takon me ligj.

Të Fundit