Jemi në Selitë të Tiranës, ku takojmë zonjën Sadete Koci, e cila na tregon, se në verë, ndodhi një konflikt mes burrit dhe kunatit të saj, për një gardh, që prishi fëmija dhe bashkëshorti i saj Skënder Koci. Për këtë konflikt, i shoqi përfundoi në arrest me burg, pasi kishte patur dhe raste të tjera denoncimesh, ndërsa kunati Kujtim Koci, u la në arrest shtëpie. Sadetja tregon, se kunata e saj ia ka shtyrë djalin në ferra.Ne u takuam me Kujtim e Sanije Kocin, të cilët thanë, se Skënderi pi dhe është konfliktual. Por ata mohojnë dhunën ndaj kunatit, kunatës dhe të birit.Ne kontaktuam edhe me kryeplakun e shqyrtuam hartografinë. Rezulton, se vëllezërit e familjet e tyre konfliktohen fizikisht për një pronë, që askush nuk e zotëron me dokumenta.
Në Unazën e re, të përuruar së fundi, qytetarët kanë filmuar tulla të hedhura përtokë.
Në Porodinë të Korcës jeton familja Mekaj, ku Erjoni, 39 vjec, për shkak të një tumori në kokë, ka humbur shikimin. Luani, babai i tij, na tregon vështirësitë e jetesës dhe mosmarrjen e përgjigjes, nëse e ka përfituar statusin e verbërisë, që nga nëntori, kur doli në komisionin epror. Ne takuam administratorin shoqëror në njësinë Bulgarec, i cili na tregoi hapat, që ka ndërmarrë, por sipas tij, përgjigja mund të vonojë.Më pas u lidhëm me Shërbimin social shtetëror në Tiranë, ku na bënë me dije, se përgjigja është pozitive dhe Erjoni përfiton grupin e parë me shoqërues. Ne vumë në lëvizje drejtorinë rajonale të Korcës, për të cuar dosjen sa më shpejt në njësinë administrative.