STOP – EMISIONI 117

Kinezët “na këndojnë këngën”, AKU masa për pulat.
Në web po qarkullon një version kinez i këngës “Ti më je si një gonxhe”. Në Pukë një shofer është shkarkuar nga detyra “për performancë të dobët”. AKU ka marrë masa, pas kameras së fshehtë të realizuar nga “Stop”, që shfaqte kamionët e transportit të pulave pa kushte frigoriferike.
 

 
Marrëveshja e parespektuar e lëvizjes në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Një drejtues automjeti denoncon në “Stop”, se në Shqipëri policët e gjobisin, edhe pse është në fuqi një marrëveshje që lejon kalimin tranzit. Qytetari thotë, se policia e ka ndëshkuar, pavarësisht se ai nuk ka patur pasagjerë në automjetin e tij. Në një xhirim-përballje me policin dhe shefin e policisë, qytetari tregon marrëveshjen, por policët thonë se zbatojnë vetëm kodin rrugor të Edi Ramës.
 

Rasti i pazakontë në Rrilë të Lezhës, gruaja braktis burrin dhe 3 fëmijët.
Skënder Idrizaj jeton vetëm me tre fëmijët e tij në fshatin Rrilë të Lezhës. Gruaja e braktisut dhe ka ikur jashtë Shqipërisë, duke e lënë të përkujdeset i vetëm për fëmijët. Këta të fundit ankohen, se edhe daja i tyre i dhunon, ndërsa ky i fundit ngre zërin kundër publikimit të rastit.
 

Të Fundit