Juljan Mjeshtri prej 10 vitesh emigrant në Itali, tregon, se ka lindur dhe është rritur në Berat. Kishte 6 vjet pa ardhur në Shqipëri e kur kthehet për një dasëm, kërkon një të marrë një certifikatë. Por në këtë moment mëson, se i kishin kaluar gjendjen civile nga Berati në Tiranë, në zonën e Kasharit.Në i drejtohemi zyrës së Gjendjes Civile në Kashar, por aty thonë, se verifikimet janë bërë nga CEZ, për banorët e kryeqytetit.Në zyrën e gjendjes civile rajoni 1 në Berat na japin disa opsione, që zotëria të mund të kthehet banor i Beratit. Më e thjeshta, për Julianin që jeton në Itali, është ealbania.
Në pjesën e parë të emisionit kemi realizuar intervista me qytetarët e Tiranës, të cilët i kemi pyetur, a thonë shpesh “më fal”. Cila është mënyra e shqiptarëve për të kërkuar falje. Në përgjigjet e të intervistuarve nuk mungojnë batutat dhe humori.
Jemi në qytetin e Fierit, për problematiken e edukatores Diana Xhaxhaj, e cila prej dy vitesh del e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Por ajo tregon, se megjithëse punëon prej 16 vjetësh si edukatore në Rroskovec dhe ka dalë e para në portal për qarkun e Fierit dhe e pesta në nivel kombtar, nuk i bëjnë lëvijën paralele, që Diana kërkon.Pasi punoi në fshatin Portëz, Diana nuk u njoftua për vendet vakante, edhe pse e meritonte.Prej shumë kohësh bën kërkesa për zhvendosje, por merr përgjigje nga Bashkia e Fierit, që është e punësuar. Diana thotë, se kjo bëhet për shkak të bindjeve politike, pasi ka qenë anëtare Këshilli e Partisë Demokratike.