STOP-EMISIONI 116(Sezoni 11) 12 Shkurt 2026-“Ilaci i hepatitit eshte ne mungese”, QSUT nuk ka ilac, ne treg 21 milione leke.

Ziflo Gjonca denoncon në emisionin “Stop” mungesën e antiviralit për Hepatitin C, konkretisht ilaçin “Epclusa”, që është në listën e barnave të rimbursueshme. Ai thotë, se nëna e tij vuan nga kjo sëmundje dhe po përballet me vështirësi serioze për sigurimin e trajtimit. Sipas tij, pamundësia për ta gjetur ilaçin me rimbursim, po e rëndon gjendjen shëndetësore të saj, ndërsa blerja në mënyrë private është e papërballueshme financiarisht.“Stop” u interesua pranë Qendrës Spitalore Universitare, ku një mjeke konfirmoi mungesën e ilaçit, duke deklaruar, se kompanitë farmaceutike aktualisht nuk po e furnizojnë tregun. Sipas saj, për momentin asnjë nga kompanitë nuk e ka futur këtë medikament.Në farmacitë private, trajtimi i plotë me 3 kuti Epclusa, kushton rreth 21 milionë lekë të vjetra. Farmacistët shpjegojnë, se për shkak të vlerës së lartë, zakonisht ky medikament merret përmes skemës së rimbursimit.Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaron, se ilaçi nuk është në mungesë.

Gjatë seancës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën, se po bllokon qëllimisht mbledhjen për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke mbrojtur vithet e saj. Kryeparlamentari ndërhyri, duke i hequr fjalën Berishës e duke thënë, se nuk do të lejojë këtë fjalor në Kuvend. Nga ana tjetër, deputetja Sara Mile në një replikë me Berishën, tha, se është ai, që nuk lodhet së mbrojturi “prapanicën e tij” dhe të familjes së tij.

Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u njoftua për një gjobë të vendosur ndaj automjetit të tij në aksin Kuç–Vlorë, të regjistruar nga radarët e Policisë Rrugore Vlorë. Krrashi deklaron, se në atë periudhë, ka qenë në Itali dhe se makina e tij ka qëndruar e parkuar në oborrin e banesës në Sukth, me baterinë e stakuar dhe pa u përdorur nga askush. Edhe prindërit e tij dëshmojnë, se automjeti nuk është lëvizur.Pasi kërkoi verifikim pranë OASH Vlorë, Mentori udhëtoi vetë drejt Vlorës dhe konstatoi, se në foton e radarit, shfaqej një automjet me model tjetër dhe me targë të ngjashme, ku shkronja e fundit ishte lexuar gabim për shkak të një hijeje mbi targë, duke ngatërruar “H”-në me “N”-në. OASH Vlorë pranoi gabimin dhe mori masa të menjëhershme për heqjen e gjobës dhe detyrimeve ndaj Mentor Krrashit.

Të Fundit