U nisëm drejt Tepelenës, pasi mësuam, se Fatmir Dervishi bën fizioterapi shumë efektive. “Pacientes” sonë, Dervishi i tha, se ka hernie diskale, duke i dhënë dhe një ilac, pasi i bëri mirë e mirë fërkimin e rastit.Madje ai tha, se punonte edhe në Shkodër, vec Tepelenës.Pasi mbaron punë me duar, Fatmir Dervishi të shet edhe produkte, që kushtojnë 40 mijë lekë të vjetra e nuk zgjidhin asgjë.Ai pretendon, se ka mbaruar dy universitete dhe ka punuar me emra si Arqile Boti. Dervishi i thotë pacientes, se ka punuar edhe në Spitalin Amerikan, madje e ka kërkuar sërish edhe spitalin Nënë Tereza.Licensë, pranon, që nuk ka, pasi nuk e do vetë.Në përfundim të ekzaminimit, pacientja duhet të lyejë mesin në mëngjes e në darkë me pomadën e doktorit.Dhe për të gjetur zgjidhje, kur ke hall, 50 mijë lekë të vjetra janë hicgjë.
Një video, e shëndërruar në virale, tregon një pumba, që duhet sikur imiton filmat vizatimorë hakuna matata.
Për të kuptuar, se cfarë bën realisht “fizioterapisti” i famshëm i Tepelenës, Fatmir Dervishi, ne takuam këtë të fundit. Ndryshe nga sa i tha pacientes, Dervishi mohon të jetë i shkolluar, por thotë, se ka qenë shofer dhe i vjen doresh në cështjet e fizioterapisë. Madje ai thotë, se nuk e di, që ushtrimi i aktivitetit të tij pa asnjë lloj license, është i paligjshëm.Përsa i takon mjekimeve me pomada të bëra vetë, Fatmiri shpjegon, se i ka provuar te vetja dhe të bëjnë mirë.