600 euro në vit nga kompania për ushqim, Rama jep “meny-në”.
Punonjësit e QSUT-së nuk kanë marrë ende pagat. Qeveria shqiptare vendosi dje, që punëdhënësit t’u japin punonjësve ushqim, ose bonus financiar në këmbim. Në parlament kryeministri “dha menynë” e këtij vendimi. Ndërsa pak ditë më parë, ministri i jashtëm anglez dha dorëheqjen, pasi u vonua dy minuta në seancën e interpelancës.
Blen dyqanet në ETC, por nuk i japin hipotën dhe i presin dritat.
Adonia Stamo, një qytetare nga Tirana, tregon në “Stop”, se ka blerë dy dyqane në qendrën ETC nga kompania Edil al.Por qysh atëherë nuk është pajisur me hipotekë, edhe pse ka paguar për dyqanet. Si të mos mjaftonte kjo, administratorët e qendrës i kanë prerë edhe dritat. Pas shumë përpjekjeve, pas interesimit të “Stop”, zonja Stamo arrin të lidhë energjinë në dyqanet e saj, pas 8 vjetësh.
Novoselë, nga zonë e mbrojtur në vendgrumbullim mbetjesh.
Në Novoselë, pranë zonës së Mifolit, është krijuar një vendgrumbullim plehrash dhe sipas ambientalistit Sazan Guri, kjo është vepër penale.Loreta Lazaj nga administrata rajonale e zonave të mbrojtura pranon, se problemi është i madh dhe i pazgjidhur. Po kështu administratori i Novoselës Kanan Shasaj ngre duart lart për të treguar pafuqinë e tij për zgjidhje.