STOP-EMISIONI 112(Sezoni 11) 6 Shkurt 2026-10 vjet, qe nuk hap dot testamentin e babait, noteri ne drejtim te paditur

Një denoncim i është drejtuar emisionit “Stop” për noterin Behar Leka, i cili prej muajit maj 2025 ndodhet në drejtim të paditur, duke lënë të pezulluara aktet noteriale dhe qytetarët pa zgjidhje ligjore. Denoncuesi Luan Mukja tregon, se pas vdekjes së babait në vitin 2022, iu drejtua noterit Behar Leka, për çeljen e testamentit, të lënë rreth 10 vite më parë.Sipas Mukjas, arkiva e noterit pritej t’i kalonte noterit Fjorel Çomo, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, por ky i fundit deklaron, se nuk ka marrë ende asnjë dokument. Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi, konfirmon, se vendndodhja e noterit Behar Leka nuk dihet dhe se çështja i është deleguar përmbarimit për marrjen e arkivës.Ndërkohë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është shprehur në favor të noterit Behar Leka që në tetor 2025, por vendimi nuk është zbardhur ende, duke penguar rifillimin e aktivitetit noterial. Përfaqësuesi ligjor i noterit, Aldi Kaçi, deklaron, se do të kërkojë përshpejtimin dhe zbardhjen e vendimit, ndërsa “Stop” ka depozituar një shkresë zyrtare, për të nxitur zgjidhjen e rastit dhe për t’i dhënë fund bllokimit, që po penalizon qytetarët.

Ishim në Korçë, ku pyetëm qytetarët për serenatat, një nga simbolet e qytetit. Përgjigjet ishin tipike korçare dhe plot humor. Një vajzë u shpreh, se serenatat do t’i pëlqenin shumë, sidomos për “ritualin” e hedhjes së legenit me ujë nga ballkoni. Nëse djemtë korçarë janë romantikë, morëm një përgjigje, se ata janë romantikë deri në momentin, që ndërhyn “mamka”, e më pas nuk ka as Shën Valentin. Ndërsa për pyetjen, se përse Korça quhet “Parisi i Vogël”, përgjigjet ishin plot vetëbesim. Sipas korçarëve, qyteti ia kalon Parisit për kulturën dhe mikpritjen.

Në Thumanë, 106-vjeçarja Hava Janguzi jeton në kushte të vështira, pa përfituar ndihma nga institucionet. Ajo nuk ka pasur fëmijë dhe bashkëshorti i ka ndërruar jetë prej vitesh. Prej më shumë se 40 vitesh, për të kujdeset Skënder Janguzi, i cili shprehet, se e moshuara është nusja e xhaxhait të babait të tij.Hava Janguzi vuan nga probleme me dëgjimin dhe shikimin. Familja përbëhet nga 7 anëtarë dhe mbijeton vetëm me asistencë sociale, ndërsa e moshuara përfiton vetëm pension. Banesa, ku jetojnë është e mbushur me lagështirë, duke rrezikuar shëndetin e saj.Në Njësinë Administrative Thumanë na thanë, se nuk ka pasur kërkesa zyrtare për këtë rast, ndërkohë që pas ndërhyrjes sonë, përfaqësues të njësisë dhe shërbimit social vizituan familjen, pa dhënë masa konkrete. Si zgjidhje u propozua dërgimi i të moshuarës në azil, gjë që u refuzua nga familjarët.

Të Fundit