Disa qytetarë, prindër të nxënësve të shkollës së mesme jopublike “Skënderbej”,i janë drejtuar emisionit “Stop” për të shprehur problemin e tyre, lidhur me këtë shkollë.Në dhjetor 2018 ata janë njohur me një vendim të Ministrisë së Arsimit, që shkolla në fjalë rezulton e mbyllur, që nga shtatori i vitit 2016.Tani prindërit refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar, por shkolla nuk i pajis me vërtetimin e notave, që të cojnë fëmijët në një shkollë tjetër.Gazetarja merr takim me drejtorin e shkollës, Ndue Kolndreu, i cili tregon absurdin tjetër, se pavarësisht mbylljes, shkolla ka vijuar të japë diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit.Inspektorja e Inspektoriatit shtetëror arsimor shpjegon, sesi është marrë vendimi për mbylljen e shkollës “Skënderbej”, e cila ka vijuar punën pa licensë.Drejtoresha e DAR, Arjola Byzyka, thotë, se shkolla është e mbyllur, por po bën rezistencë në dorëzimin e dokumentacionit.Në gjithë këtë kaos pritet reagimi i Ministrisë së Arsimit.
Stop – Serbi puth flamurin shqiptar/ Asnje i denuar per blerjen e votes! (04 shkurt 2019)
Një qytetar serb, Miroljub Petrovic,ka shokuar Serbinë, ndërsa është shfaqur në një video, duke puthur flamurin shqiptar e duke i thurur lëvdata, Gjergj Kastriot Skënderbeut.Pak ditë më parë “Zëri i Amerikës publikoi pjesë nga një dosje hetimore, ku faktohej fenomeni i shitblerjes së votës në zgjedhjet në vend. Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen, se përse shitblerja e votës konsiderohet skandal, kur për këtë vepër nuk dënohet askush?!
Stop – Lushnje, me nderhyrje ne zemer i mohojne kempin, Stop zgjidh rastin! (04 shkurt 2019)
“Stop” ka shkuar në Lushnje, për problemin e qytetarit Durim Ngreca.Durimi është operuar në zemër në janar 2018 dhe ka zëvendësuar valvolën e aortës, por nuk përfiton kemp.KMCAP-i i Lushnjës ia ka nisur rastin për kompetencë KMCAP-it epror, edhe pse Durim Ngreca i plotëson të gjitha kriteret për të përfituar kemp.Gazetarja e së bashku me qytetarin i drejtohen Sigurimeve Shoqërore të Lushnjës.Fatmir Muca, mjek specialist dhe anëtar i komisionit të Kempit, thotë, se nuk ishin të qarta vitet e punës së Durim Ngrecës, por tani rasti do të rishqyrtohet dhe Durimi do të marrë kempin, që i takon.