“Stop” ka udhëtuar në veri të Shqipërisë, në Tropojë, Fierzë pasi qindra banorë të kësaj zone, kanë denoncuar ndërtimin e një guroreje dhe fabrike asfalti në një zonë të banuar turistike disa metra afër rrugës, ujësjellësit dhe Lumit të Valbonës. Banorët thonë, se pronari i këtij biznesi është djali i xhaxhait të kryetarit të Bashkisë Rexhë Byberi.Kjo industri sjell dëm edhe për agroturizmin, që funksionon prej vitesh në këtë zonë Adora.Pronari i saj, Paulo Gjoka thotë, se kjo industri i sjell regres në biznesin e turizmit. Ai tregon, se syri i kaltër i Pustecës është mbuluar me gurë, që nga shpërthimi i këtij shpati mali në vitin 1976.Nga Fierza shkojmë në Tropojë në bashki, ku mësuam, se ishte votuar me 9 vota nga Këshilli Bashkiak miratimi i këtij. Por 9 vota nuk mjaftojnë për këtë vendim.
Dy ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi pamje nga Qendra e Zhvillimit në Shkodër, ku rezidentët e kësaj qendre shfaqeshin të lidhur në kushte të mjerueshme. Drejtori i Qendrës së Zhvillimit ka zgjedhur tv lokal për t’iu përgjigjur videove të transmetuara, duke pretenduar, se ato janë të vjetra.Ai tha se dritarja është pa xham për t’u ajrosur. Emisioni “Stop” tregon me përgjegjësi profesionale, se pamjet janë të disa ditëve më parë.
“Stop” tregon, se një tjetër detaj, që shton dyshimet për biznesin e gurores dhe asfaltit në Fierzë, është falsifikimi i adresës së këtij biznesi.Në letra shkruhet, se do të ndërtohet në Luginën e Kolgecajve, kur në terren do të ndërtohet në Luginën e Fierzës.Deklaratat kontradiktore të nënkryetarit dhe kryetarit të Bashkisë Tropojë shtojnë dyshimet, se ky projekt është i kompromentuar.Një vit më parë një tjetër kushëri i kryebashkiakut kishte aplikuar për këtë aktivitet, por ai ishte bllokuar nga institucionet.Pasi u largua grupi i xhirimit i “Stop”, të nesërmen Këshilli Bashkiak Tropojë miratoi me 11 voata ndërtimin e këtij biznesi. Emisioni “Stop” informoi institucionet përkatëse, të cilat do të japin verdiktin përfundimtar për këtë projekt, Ministrinë e Infrastrukturës, të Mjedisit dhe Agjensinë Kombtare të Mjedisit.