STOP – EMISIONI 110 (SEZONI 2)

Hiqet eterniti nga shkolla “Gjon Buzuku”, Valias.
Drejtoresha e komanduar e kopshtit nr.8 Anila Bozaxhi ka mbaruar studimet për menaxhim biznesi, por lidhjet e duhura të krushqisë e kanë cuar në këtë pozicion jashtë profilit.Në Valias, pranë shkollës “Gjon Buzuku” gjendet një sasi eterniti në gjendje të shkërmoqur.Drejtori i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në bashkinë Kamëz, Qemal Metalia, pas interesimit të “Stop” thotë, se do ngrejë një grup pune dhe do të pastroje menjëherë zonën nga eterniti, që është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Skandali i noteres së Rrëshenit, i falsifikon firmën klientit në kontratë.
Gjovalin Gjeta ankohet në “Stop”, se noterja Vitore Biba i ka falsifikuar firmën në një kontratë huadhënieje. Ai tregon, se me anë të një kontrate të rregullt i ka dhënë shtetasit Nikolin Ndoja 20 milionë lekë të vjetra borxh.Por sipas Gjetës, noterja Biba i ka bërë dhe 2 kontrata të tjera, pa dijeninë e firmën e tij.Pasi ngriti zërin, bashkëshorti i noteres, i ofroi favore, për të mos e bërë cështjen të madhe.”Stop” i drejtohet ekspertit grafist Valter Haxhiraj dhe rezulton, se firma në një prej kontratave nuk është e njejtë me 3 modelet e tjera…?!

Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizioni Klan solli këtë të enjte mënyrën sesi është falsifikuar firma e Gjovalin Gjetës, një qytetar nga qyteti i Rrëshenit nga noterja Vitore Biba. Ajo i ka falsifikuar firmën në një kontratë huadhënieje. Ai tregon, se me anë të një kontrate të rregullt i ka dhënë shtetasit Nikolin Ndoja 20 milionë lekë të vjetra borxh. Por sipas Gjetës, noterja Biba i ka bërë dhe 2 kontrata të tjera, pa dijeninë e firmën e tij.

“I jam drejtuar emisionit “STOP” për një problem që kam. Në vitin 2006 unë i kam dhënë zotit Nikoll Ndoja 2 milion lekë të reja, në prani të noteres Vitore Biba për një afat kohor 1 – vjeçar. Në vitin 2008  kam bërë një kontratë tjetër, po me zotin Nikoll Ndoja dhe notere Vitore Biban. Në vitin 2011 kam bërë kontratën e fundit me Nikollin dhe me Vitoren. Pra në vitin 2011 ishte, që të më kthente në mënyrë të menjëhershme ato 2 milion lekë, që në të vërtetë nuk m’i ktheu. Gjatë vitit 2007 dhe 2008 unë gjej dy akte noteriale të falsifikuara. Kërkoj nga ana juaj zbardhjen e kësaj çështje. Ka pasur një ndërmjetësim nga ana e bashkëshortit të Vitore Bibës, duke më ofruar një apartament, që unë të mos shkoja për të bërë kallëzim penal apo veprime të tjera.”

Gazetarja e “STOP” bashkë me Gjovalin Gjetën shkojnë të takojnë noteren Vitore Biba, për të marrë sqarimin se kush është personi që ka firmosur në vend të zotit Gjeta. Noterja Biba nguron t’i përgjigjet kësaj pyetje duke u justifikuar se nuk është mirë nga shëndeti.

Gazetarja – Ne kemi një ankesë nga Gjovalin Gjeta, i cili ka bërë një kontratë me Nikolin Ndoin dhe ju keni qenë noterja, që keni firmosur këtë kontratë huaje. Doja të dija, sa kontrata keni firmosur gjithsej për këtë zotëri?
Noterja – Ta marr veten njëherë, se jam e sëmurë. 
Ankuesi – Më duhet një sqarim nga ti. 
Noterja – Po do ta jap sqarimin, por të bëhem më mirë. 
Ankuesi – Kush ka firmosur në emrin tim?
Noterja – Të lutem Gjovalin, a ka mundësi? Unë po them jam e sëmurë. 
Gazetarja – Gjersa humbëm kohë pesë minuta, duke debatuar, i ka sjellë, s’i ka sjellë? 
Noterja – Jo, s’po…nuk po…nuk po debatoj fare. 
Gazetarja – Shumë shkurt. Po!
Noterja – Më ka rënë diabeti, unë jam e sëmurë. 
Gazetarja – Shkurt muhabeti, sa kontrata huamarrje ke firmosur?
Noterja – Tani s’kam si të jap, unë jam e sëmurë o zemër, jam me diabet.

Nga ana tjetër në skenë del edhe bashkëshorti i noteres, i cili fillon të bëj shantazh kundejt Gjovalin Gjetës dhe gazetares, por edhe duke ofruar favore, për të mos e bërë çështjen të madhe.

Gjovalin Gjeta – Hë, Xhon?
Bashkëshorti i noteres – A je te zyra e Vitores me ato gazetarët?
Gjovalin Gjeta – Po!
Bashkëshorti i noteres – Do ta kisha ditur për nder, mos shko me gazetarët për të më sëmurë Vitoren më, se shëndetin e gruas time e kanë vrarë plehra në forma të tilla.
Gjovalin Gjeta – Ç’a borxhi kam unë? Ç’a hyj unë në këtë mes?
Bashkëshorti i noteres – Gazetarët nuk zgjidhin kurrë asgjë. Hajde tek unë, se do ta zgjidh unë. 
Gjovalin Gjeta – Me ardh tek ti?
Bashkëshorti i noteres – Po, do ta zgjidh unë. A kanë emra ato gazetarët? Do ua gjej emrin edhe gazetarëve, kur të mbarosh punë, të kam thënë Gjovalin. Të marrin lekë tjetër kund, jo te Vitore Biba. 
Gjovalin Gjeta – Po firmën në emrin tim, kush e ka firmos?
Bashkëshorti i noteres – Ta paguaj ligjërisht, por mos ma shkatërro shëndetin e gruas me gjithë gazetarë, po të them. Largohu prej zyrës, mos më shkatërro shëndetin e gruas, se erdha aty dhe nuk e di ç’a të bëj me gjithë gazetarë.

Në fund gazetarja e ”STOP” i drejtohet ekspertit grafist Valter Haxhiraj dhe rezulton, se firma në një prej kontratave nuk është e njejtë me 3 modelet e tjera.

Merr pronën në Durrës, por rezulton kolateral në bankë…
Vëllai i shtetases Sanije Dedej ankohet në “Stop”, se ka probleme me pronat në Durrës. Edhe pse ka një vendim të formës së prerë, hipoteka nuk i regjistron pronën, për shkak se rezulton kolateral në një bankë të nivelit të dytë në emër të shtetasit Alban Tepshi. Avokati Nikolla Kondakci shpjegon procedurën e ndjekur dhe mosveprimin nga ana e hipotekës së qytetit bregdetar.

Kronikë më e zgjeruar:

Vëllai i shtetases Sanije Dedej ankohet në emisionin “STOP”, se ka probleme me pronat në Durrës. Edhe pse ka një vendim të formës së prerë, Hipoteka nuk i regjistron pronën, për shkak se rezulton kolateral në një bankë të nivelit të dytë në emër të shtetasit Alban Tepshi.

“I jam drejtuar emisionit “STOP” për një problem që kam, e cila ka të bëjë me një pronë që e kam të trashëguar nga gjyshi.  Që nga viti 1938 deri në vitin 1994 Komisioni i Kthimit të Pronave na e ktheu ne familjarisht. Në vitin 2007 unë pasi e pata fituar shkova në Hipotekë të regjistroj tokën time. Nuk më dhanë asnjë shpjegim duke më thënë që kjo tokë i takon një personi tjetër. U detyrova edhe një herë të hap një gjyq ndaj Hipotekës dhe ndaj këtij personi, që nuk e njihja dhe pasi arrita ta fitoj edhe një herë gjyqin, Hipoteka ma refuzoi. Pasi u analizuan të gjitha provat, gjykata u shpreh, që të ma japi mua si pronë duke më thënë që duhet të shkoj të regjistroj pronën në Hipotekën e Durrësit. Vendimi mori formën e prerë dhe nga viti 2013 e deri tani nuk kam asnjë përgjigje nga Hipoteka e Durrësit.”

Drejtori i Hipotekës Durrës shpjegon procedurën e ndjekur dhe mosveprimin nga ana e hipotekës.

Ne kemi filluar korrespondecën me Zyrën Qendrore të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë për të sqaruar problemin e zonjës, meqënëse në këtë pronë figuronte e regjistruar një hipotekë ligjore nga ana e bankës. Duke qenë në këto kushte, Zyra ishte e pamundur të kryente një veprim. Zyra Qendrore na ka rekomanduar të regjistrojmë vendimin e Gjykatës dhe të njoftohet banka Raiffeisen, për pasurinë që ekziston një vendim gjykate, që kjo pasuri ka kaluar në favor të zonjës Sanije Dedej.”

Të Fundit