STOP-EMISIONI 10(Sezoni 11) 15 Shtator 2025-Policet bejne te riun per spital, me pas e plasin ne qeli, video e dhunes.

Jemi në Prizren, pasi rreth 20 ditë më parë një i ri 25 vjecar, Taner Qyse, është dhunuar nga tre policë rrugorë të këtij qyteti. Kjo provohet edhe pamjet filmike dhe denoncimi i familjarëve.Sipas avokatit Gent Gjini, i riu është lënë në masën e arrestit me burg, deri në përfundim të hetimeve. Xhaner Qyse, vëllai i madh, i të riut të arrestuar, tregon, se ishte dëshmitar i incidentit. Ai thotë, se makinën e ndaluan disa sekonda përpara dyqanit të dhe policët prenë një fletë gjobe për parkim të gabuar.Polici, sipas tij, u soll në mënyrë arrogante, ndaj dhe i riu e grisi fletën e gjobës. Kjo ishte dhe pikënisja e incidentit dhe dhunimit të të riut, i cili përfundoi me urgjencë në spital. Xhaner dhe Ibrahim Qyse shprehen, se janë të shqetësuar, që familjari i tyre, po qëndron pa të drejtë në qeli.Sipas avokatit Gjini, policët kanë manipuluar ngjarjen dhe prokuroria nuk ka bërë punën në rregull.

Me një qese plehrash në dorë kemi dalë nëpër rrugët e Tiranës, për të parë, sesi reagojnë qytetarët, kur mbeturinat i lëshojmë përtokë dhe jo në kazanët e caktuar. Të huajt janë kryesisht ata, që e kapin qesen për ta cuar në kosh.

Mirush Shehu, një qytetar që jeton në Itali, që prej vitit 2004, tregon, se në vitin 2012 është kthyer e ka paguar të gjitha detyrimet ndaj ujësjellësit, duke pezulluar kontratën. Por më pas i dhanë një shkresë, ku thuhej, se është debitor ndaj ujësjellësit në vlerën 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra. Bëri ankesë, por i kërkuan të paguajë, pa e sqaruar. Ne u drejtuam tek Ujësjellësi i Tiranës, ku na thanë, se kontrata nuk mund të mbyllet, por edhe kur pezullohet, vazhdojnë taksat. Meqë zoti Mirush është pensionist, ai u lirua prej tyre dhe iu zerua borxhi.

Të Fundit