Geni Rapi, nga Piluri Devoll, kërkon ndihmën e emisionit “Stop”, pasi është divorcuar para 10 vjetësh e po kaq kohë ka pa parë vajzën e tij, e cila ishte 4 vjec e ca e tani po i afrohet të të 15-ave.Ish-bashkëshortja e Genit, Mirela Xone, sipas informacioneve tona, është martuar në Maqedoninë e Veriut, ku mori dhe të bijën, duke e kaluar ilegalisht nga pika kufitare e Tushemishtit në Pogradec.
Geni nuk ka asnjë lajm nga vajza, edhe pse Geni ka bërë kallzim në polici, në prokurori dhe e ka kërkuar me gjykatë, por sërish nuk ka marrë asnjë infromacion nga e bija.Për 6 muaj emisioni “Stop” investigoi këtë rast dhe mundi të gjejë, ku është Erga.Ne udhëtuam drejt Maqedonisë së Veriut, ku fillimisht takuam burrin maqedonas të Mirelës, i cili u tregua bashkëpunues për të realizuar takimin e Ergës me të atin pas 10 vitesh. Më pas vjen dhe Mirela, e pas shumë përpjekjesh, realizohet takimi i Ergës me babain Geni Rapi.Ky i fundit pretmon, se do i lidhë pensionin vajzës dhe do i hedhë në bankë edhe 8 milionë e 400 mijë, që munguara, për vitet, që nuk kishin kontakt.
Dita e fundit e janarit është mbyllur me zbardhjen e disa qyteteve. Kështu në Korcë kanë nisur reshjet e borës, duke sjellë atmosferë të vërtetë dimri. Një video e Priamit 5 muajsh nga Kanadaja, tregon fëmijën, teksa përmes ekranit të televizorit, prek gjoksin e Klaudias, ndoshta, pasi i ka ardhur orari të pijë.
Jemi në fshatin Allprenaj të Lushnjes për problemin e zonjës Shegushe Malo, e cila prej një viti nuk ngrihet nga krevati pas trombozës, që i ka paralizuar krahun dhe këmbën e majtë. Bashkëshorti i saj, Ismet Malo, thotë, se ka cuar letrat për kemp në Tiranë, por nuk ka përgjigje. Ndërkohë Shegushja ka nevojë për një person, që të kujdeset për të të dhe paketa higjenike.Ne iu drejtuam Administratorit Social në Njësinë Admininstrative Golem, Lushnje, i cili na tha, se nuk ka mbërritur përgjigje nga Tirana.Ndërkohë gazetarja iu drejtua Shërbimit Social ku shpjeguan, se zonja nuk e përfiton kempin, pasi nuk përfshihet në statusin e para dhe tetraplegjikut.Në këtë mënyrë kjo familje duhet të jetojë me 80 mijë lekë të vjetra në muaj.