Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit Stop për të denoncuar një mashtrim. Vëllai i tij prej disa vitesh jetonë në shtetin anglez pa dokumenta. Njihet me Mirvjen Nino nga qyteti i Beratit dhe i premton dokumenta angleze. Personi në fjalë kërkon 30 mijë pound për këto dokumenta dhe mënyra sesi e bënë është nëpërmjet një martese fallso. Personi i ineresuar për dokumentat kërkoi paratë mbrapshtë por Mirvjen Nino përdor skemën e kallëzimit më zyrën e emigracionit për të gjithë ata që kërkonin lekët mbrapsht pasi nuk ishte kryer proçedura. Ne u përpoqëm disa herë të kontaktonim me të por takimi ishte i pamundur, vazhdimisht mashtron
Në qershor dhe nëntor të vitit të kaluar kemi transmetuar rastin e zonjës Shqiponja Mashi, e cila ka treguar se në vitin 2019 në Shkodër, ka qenë me vajzën me motorr dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza u dëmtua dhe ndenji 3 muaj regjim shtrati. Zonja iu drejtua një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjalaj dhe arriti të fitojë dëmshpërblimin në masë 54 miliomë lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kaluan vetëm 8 milionë lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk jepte sqarime. U rikthyem me Shqiponjën e cila na tha se jo vetëm nuk kishte marrë shpërblimin por se avokati Ndue Gjelaj i bëri edhe padi për shpifje. Pas dy transmetimeve në emisionin Stop Shqiponja na thotë se avokati Ndue Gjelaj ia ka kaluar paratë vajzës së saj
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion Euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, apo familjarëve të tij. Në një njoftim zyrtar, SPAK informon se nga hetimet e kryera dhe provat e administruara deri tani, është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion Euro. Më 16 Janar të këtij viti kemi transmetuar problematikën e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj ka deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuron si subjekt i regjistruar. Pas këtij transmetimi gjyqtari dha dorëheqjen nga puna e tij por sot ne mësojmë se Hektor Sinanaj ka dhënë dorëheqjen nga dorëheqja.