Stop -EMISIONI 108 (SEZONI 5) 29 janar 2020-Incidenti/ Kreu i permbarimit Lutaj mbron skandalin e varteses e fyen gazetarin.

Pak javë më parë “Stop” transmetoi një rast në Lushnje për një ndarje pasurie, rast në të cilin përmbaruesja Luiza Gjergjova, e cila drejton dhe Përmbarimin shtetëror të Lushnjes, shkel procedurën. Ajo ka bërë ekzekutimin e vendimit, pa praninë e ekspertes. Jo vetëm kaq, por ajo i sulet gazetarit, duke e shtyrë atë dhe mikrofonin e punës.Për këtë rast iu drejtuam me shkrim Përmbarimit Kombtar Shtetëror dhe drejtuesit Piro Lutaj.Duke mos marrë përgjigje për pyetjet tona, gazetari e takon në zyrë zotin Lutaj.Por ky i fundit, ndryshe nga biseda telefonike, ku kërkonte bashkëpunim dhe informacion nga gazetari, iu sul atij, njëlloj sic bëri vartësja e Lushnjes, Gjergjova.Drejtuesi i Përmbarimit, Lutaj, merr në mbrojtje drejtuesen e Lushnjes, që u kap në skandal dhe ofendon gazetarin.

Kryeministri Rama e nisi ditën me një tjetër thënie sot, kësaj here të huazuar nga Sokrati: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.Në një kohë, që e gjithë bota po merr masa për të përballuar përhapjen e koronavirusit, në Shqipëri ndodh e kundërta.Pas djegies së spitalit të Durrësit, pacientët me probleme okulistike janë vendosur pranë atyre të infektivit, duke i rrezikuar të dalin me infeksione nga spitali, ku ka shkuar për probleme të syve.

“Stop” është ndalur në fshatin Dërmenas Fier, ku Eduart Kajolli, tregon, sesi u përfshi në një aksident automobilistik në 10 janar 2020. Pasi merr gjobë nga aksidenti, shkon ta paguajë dhe i thonë, se ka edhe një gjobë në Tiranë, nga policia bashkiake, që e ka marrë të nesërmen e aksidentit. Eduarti thotë, se makina nuk është riparuar ende dhe nuk ka lëvizur për shkak të aksidentit. Për gjobën 10 mijë lekë të vjetra i kanë thënë, që ta paguajë, ose të dalë në komision.Gazetarja shkon në policië bashkiake dhe shefi i qarkullimit, Gentjan Vocaj, pasi beri verifikimet, shpjegoi, se gabimi është bërë nga operatori, që ka bërë hedhjen e të dhënave në sistem. Targa përfundon me JN në fletën e gjobës, ndërsa në sistem është hedhur JH. Pas këtij verifikimi, qytetarit Eduart Kajolli iu hoq gjoba.

Të Fundit