Gati turizmi “elitar” në Shqipëri!
Në pjesën e parë të emisionit trajtohen pamje të pazakonta të hapjes së sezonit turistik në Shqipëri. Në një bregdet duket një kafshë e ngordhur. Bregdeti i Semanit duket i ndotur në mënyrë të frikshme. Njollat e karburantit janë përhapur në ujë, duke e bërë atë të rrezikshëm për shëndetin.
Shkodër, të lidhur si kafshë me zinxhirë në Qendrën e Zhvillimit.
Kryetarja e bashkisë së Sarandës Florjana Koka tha në një emision televiziv, se nuk mund të vrapojë pas cdo denoncimi apo shashke të hedhur në programe mediatike. Koka iu referua emisionit “Stop”, ku ish-drejtoresha dhe kujdestare të Shtëpisë së Fëmijës treguan, se vajzat dalin jashtë natën, fëmijët lypin, apo i bëjnë masazh drejtoreshës. Më pas vjen historia e Kreshnik Bazes, jetim 27 vjecar, i cili tregon, se pasi mbushi moshën 18 vjec, për të nuk kujdeset askush. Nuk ka as strehë dhe as punë. Psikologia Oriola Pampuri thotë, se duhen politika sociale për këtë kategori, pasi mund të bien shpejt pre e fenomeneve negative. Pamjet që vijnë nga Qendra e Zhvillimit në Shkodër, është pak t’i quash të tmerrshmë. Persona me probleme zhvillimi trajtohen si kafshë, lidhen me zinxhirë në duar dhe kapen nëpër mure. Kjo ndodh në një kohë kur në të gjithë vendin thuajse cdo ditë janë publikuar skandale të trajtimit të fëmijëve në Shkodër, Durrës e Sarandë.
E pazakontë në rrugën “5 maji”, inxhinieri u thotë banorëve të mbledhin lekë e të bëjnë trotuar të ri.
Në rrugën “5 maji” pranë medresesë në Tiranë, rindërtimi i një trotuari ka bllokuar prej muajsh një makinë. Banorët ankohen, se në rrugën e tyre nuk hyn dot zjarrëfikësja apo ambulanca. Në një përballje me inxhinierin zbatues, ky i fundit pranon, se ka ndërtuar trotuar mbi trotuar, por ka një ide origjinale: banorët të mblidhen dhe të paguajnë vetë një projekt për një trotuar të ri.