Një VKM ka lënë pa pagesë transportin e nxënësve për më shumë se 7 muaj në fshatin Jubë, Durrës. Lulzim Bega, i cili prej 15 vitesh kryente transportin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare nga Juba e Poshtme dhe Juba e Sipërme, vazhdoi shërbimin nga shtatori 2023 deri në mars 2024, por pagesa u ndërpre. Prindërve iu komunikua, se fondet ishin bllokuar për shkak të VKM nr. 119.Transporti përfshinte një distancë mbi 7 km vajtje-ardhje, me një pagesë 130 lekë, ndërsa vlera totale e papaguar arrin rreth 3.5 milionë lekë. Specialisti i DRAP Durrës, Redi Biturku, thotë, se pagesa u pezullua pas një auditi të Ministrisë së Arsimit, i cili konstatoi, se për periudhën 2023–2024 përfitimi ishte në kundërshtim me VKM-në, pasi banesa dhe shkolla ndodheshin në të njëjtën njësi administrative.Në vitin 2024, VKM-ja u ndryshua dhe nxënësit u përfshinë si përfitues, por pa fuqi prapavepruese, duke lënë periudhën e kryer të transportit pa pagesë.
Një mace është filmuar me hobin e saj më të ri, ndjekjen e emisionit “Stop”.Një tjetër mace, e quajtur Nora, nuk ka qenë aq fatlume. Një ditë ajo u rrëmbye nga postieri i një kompanie, që sillte porosinë. I gjithë komuniteti mbajti frymën pezull, ndërsa forcat e rendit dhe fqinjët u vunë në kërkim. Pas një aventure plot tension, Nora u gjet dhe u kthye në shtëpi.
Bashkëshortja e Petrit Balës, i diagnostikuar me tumor, udhëtoi nga Puka drejt Tiranës, për të kërkuar zgjidhje për mospagesën e raporteve mjekësore për periudhën qershor–dhjetor 2025. Sipas ligjit, 14 ditët e para të raportit duhet të paguheshin nga punëdhënësi, HEC-i i Arstit, ndërsa pjesa tjetër nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por pagesat nuk janë kryer.Punëdhënësi pretendon, se Petrit Bala ka lënë punën më 20 qershor 2025, ndërsa raporti mjekësor ka nisur më 21 qershor, duke e konsideruar të pavlefshëm. Ndërkohë, bashkëshortja e tij deklaron, se në datat 20–21 qershor ai ka qenë ende në marrëdhënie pune, por në ditë pushimi.Gjatë një komunikimi me kamera të fshehtë në zyrat e HECi të Arstit në Tiranë, përfaqësues të kompanisë ofruan pagesë dorazi, pa dokumentacion, një zgjidhje, që nuk i shërben përfitimit ligjor të KEMP-it dhe të drejtave nga sigurimet shoqërore.Pas denoncimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore u angazhua për shqyrtimin e rastit dhe orientoi qytetaren mbi procedurat, që duhet të ndjekë për zgjidhje institucionale.



