STOP-EMISIONI 106(Sezoni 10) 28 Janar 2025-Video-skandali, 12 vjecari masakron shokun, policia e quan loje femijesh.

Në redaksinë tonë ka ardhur një video, ku shihen dy nxënës të shkollës 9 vjecare “Emin Duraku” të Shtimës Kosovë. Agresori Sulejman Selimi dhe i dhunuari Albert Jakupi janë 12 vjec dhe publikimi i kësaj videoje ka tronditur opinionin në Shtimë dhe jo vetëm. “Stop” udhëton drejt Shtimës, për të takuar viktimën e dhunës dhe familjarët e tij.Mamaja e Albertit, Shyhrete Jakupi, tregon, se është tronditur, kur ka parë videon dhe kërkon, që të merren masa nga institucionet. Ajo thotë, se nuk e ka patur idenë, që djali i saj dhunohej.Në policinë e Shtimes, gjithë skandalin e kanë përcjellë, duke e quajtur një hajgare fëmijësh.Drejtori i shkollës, Enver Dugolli, shprehet, se të dy fëmijët janë problematikë dhe ishin transferuar provizorisht në shkolla të tjera. Ndërsa psikologia e shkollës, Bedrie Arifi, thotë, se djali dhunues ka shfaqur sjellje agresive që i vogël, ndaj pas ndihmës së psikologut të shkollës, i është sugjeruar një psikolog klinik dhe psikiatër.

Një video, shoqëruar edhe me artikull në mediat italiane, tregon, sesi po përhapet me shpejtësi “kulinaria”shqiptare përtej Adriatikut. Kjo, pasi bidonë me turshi, po shfaqen cdo ditë në brigjet e Puglias, duke u shndërruar në kërcënim për ndotje në vendin fqinj.

Për dhunën skandaloze të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku” në Shtimë në Kosovës, ne i drejtohemi Drejtorisë Komunale për Arsimin, ku drejtoresha Yllka Fejzullahu, thotë, se ngjarja nuk është neglizhuar, por protagonistët e videos janë vetëm 12 vjec dhe nuk ka institucione izolimi për ta. Zyrtari i Qendrës për Punët Sociale Shtimë, Jener Fazliu, shprehet, se kjo strukturë po merret me rastin në fjalë.Së fundi ne i drejtohemi Stacionit Policor Ferizaj, ku mësojmë masat për rastin dhe vënien në dijeni të prokurorisë. Ky akt është regjistruar në Prokurorinë e Shtetit, dhe pritet, që kjo e fundit, të dalë me një vendim.

Të Fundit