I jemi drejtuar qytetit të Ballshit, sepse na ka ardhur një denoncim nga Dionisa Rapushaj. Ajo tregon, se ka përfunduar studimet për Psikologji, si dhe Master Shkencor “Psikologji Klinike” në Tiranë me mesatare 9.3 dhe zotëron 5 gjuhë të huaja. Në ZA-në e Mallakastrës i thonë, se nuk ka vende pune. Por në shkurt 2019 është emëruar Aurora Arapaj, e cila ka mbaruar për sociologji, pra është jashtë profilit dhe nuk ka konkuruar.Në gusht të 2019-ës në krye të Bashkisë vjen kryetari Qerim Ismailaj, i cili i thotë, se do të ngrinte një komision dhe do të shihte rastin. Por sërish asgjë nuk u bë. Dionisa shpjegon, se specialistët duhet t’i emërojë ZA-ja, apo Shërbimi Social, por jo Bashkia.Në një ballafaqim me Aurorën, kjo e fundit pohon, se ka hyrë në punë pa konkurs, pasi të gjithë në këtë formë kanë përfituar vendin e punës.Ndërsa në bashkinë e Mallakastrës, nënkryetari Zamir Malasi,premtoi, se bashkia do të verë në dijeni ZA-në Mallakastër si dhe MAS dhe do ndiqet e gjithë procedura me konkurs.
Pak ditë më parë kryeministri Rama inspektoi qendrat shëndetësore e QSUT-në dhe pas tij, edhe emisioni “Stop” dërgoi “Ramën” e improvizuar.Situata plot humor u krijuan me qytetarët, të cilët nxituan t’i qajnë hallet “kryeministrit” tonë, duke përfituar nga prezenca e tij publike.
Dritan Luku jeton prej 7 vjetësh në Francë dhe tregon, se vuan nga stresi ishemik kardiak. Ai kërkon një vërtetim nga Ministria e Shëndetësisë për medikamentet, me të cilat trajtohet në Francë, nëse janë apo jo në tregun farmaceutik shqiptar.Ne kërkuam informacion në Qendrën Kombtare të Barnave dhe na thanë, se medikamentet në fjalë janë në tregun shqiptar. Bashkë me babain e Dritanit dorëzuam kërkesën, për t’u pajisur me vërtetimin, në mënyrë, që Dritani të mjekohet në Francë.