Pritet pisha e rrezikshme, pegadoge anglishteje me diplome frengjishteje…
Pas apelit të “Stop”, për pishën e rrezikshme në aksin Tiranë-Elbasan, ajo është prerë nga Drejtoria e Punëtorëve nr.1 , në bashkëpunim me policinë rrugore, që mundësoi ndalimin e qarkullimit. Në fund-vitin e kaluar, kjo pemë kishte rënë mbi një autobus të linjës, duke shkaktuar dëme materiale. Në redaksinë e “Stop” mbërriti një sinjalizim, se pegagogia e anglishtes në universitetin e mjekësisë, Jetmira Hoxha ishte diplomuar për frengjisht. Dekani Xheladin Dracini tha, se do të ngrinte një grup pune, për verifikimin e cështjes dhe disa ditë më vonë zgjidhi këtë problem.
Skandal në tatimet e Durrësit, drejtoresha “ngujon” punonjësit pa kontratë.
Disa punonjësve të drejtorisë së tatimeve në Durrës iu është ndërprerë kontrata në fundin e dhjetorit 2016. Por në fillim të janarit iu komunikua, që mund të punojnë vullnetarisht pa pagë e pa kontratë?!…Tre nga vullnetarët punojnë në sportel, duke regjistruar kërkesat e tatim-paguesve. Në një përballje me drejtoreshën e shërbimeve, kjo e fundit kujdeset “të ngujojë” brenda derës së një zyre, punonjësit e padeklaruar.
Me kamera të fshehtë, roja i institucionit pohon, se “vullnetarët” e institucionit janë brenda të fshehur…
Ilacet për probleme mendore në shitje si fruta-perime.
Një vëzhgim i “Stop” tregon, se ilacet për probleme mendore, që njihen si psikotrope, shiten në farmaci, njëlloj si produkte tregu, asnjë lloj recete apo përshkrimi mjekësor.Një situatë e tillë është kthyer në normale në vendin tonë, krejt ndryshe nga të gjitha shtetet europiane.Mjekja psikiatre Arjana Reli shpjegon pasojat, nga përdorimi i gabuar i këtyre medikamenteve, që nga problemet e varësië, e deri tek ato të frymëmarrjes.
Kronikë më e zgjeruar:
Një vëzhgim i emisionit investigativ “STOP”, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan, tregon se ilaçet për probleme mendore, që njihen si psikotrope shiten në farmaci njëlloj si produkte tregu.
Ato shiten pa asnjëlloj recete apo përshkrimi mjekësor. Një situatë e tillë është kthyer në normale në vendin tonë, krejt ndryshe nga të gjitha shtetet europiane.
Ja se çfarë ndodh në disa farmaci të kryeqytetit.
Farmacia 1
Qytetarja – Dëgjo! Unë dua një pako Zalasta, 10 mg.
Farmacistja – Për kë e ke Zalast-in? Me recetë e ke?
Qytetarja – Qyqja?! Mami ka vite që e përdor.
Farmacistja – Zakonisht ne e japim me recetë, prandaj.
Qytetarja – Po ne kështu vijmë i marrim.
Farmacistja – Ka vite që e merr?
Qytetarja – Ka vite moj, që e marrim.
Farmacistja – Si e pi ajo?
Qytetarja – 1 tabletë në darkë, 10 mg. Ne ia japim mamit se…
Farmacisja – Zalastën merr ë?
Qytetarja – Zalastën kemi marrë. Sa është ajo?
Farmacistja – Kjo është 9700 (lekë të vjetra).
Qytetarja – A të vemi dy minuta, sat ë marrim ato lekët se tani u bëmë si…?
Farmacistja – S’ka gjë!
Qytetarja – Faleminderit!
Farmacia 2
Qytetarja – Rispolept, 10 mg!
Farmacistja – 2 mg.
Qytetarja – Jo e kisha idenë… Po, po, po ajo është.
Farmacistja – Është 2 mg. S’ka gjë.
Qytetarja – Sa kushton?
Farmacistja – 780 (lekë të reja).
Farmacia 3
Qytetarja – Abizol 10 mg keni?
Farmacistja – Amyzol 10 (antidepresiv).
Qytetarja – Abizol (psikotrop)?
Farmacistja – 54 100 (lekë të vjetra).
Mjekja psikiatre Arjana Reli shpjegon pasojat, nga përdorimi i gabuar i këtyre medikamenteve, që nga problemet e varësisë e deri tek ato të frymëmarrjes.
“Medikamentet psikotrope janë e gjithë klasa e medikamenteve, që përdoren në shëndetin mendor dhe për sëmundjet nervore. Këto medikamente veprojnë direkt në qelizat nervore. Kategorikisht nuk duhet të merren pa përshkrimin e një mjeku. Efekti më i keq i tyre është efekti i varësisë apo efekti drogë. Në të gjithë botën medikamentet psikotrope kanë recetë të vëçantë përdorimi.”