Një tjetër denoncim ka mbërritur në “Stop” për agjensitë e punësimit. Kësaj radhe, denoncimi është për “ Minerva Grup”.Ermir Leka nga Burreli, tregon, se kjo agjensi i ka premtuar punësim në Gjermani dhe për këtë ka paguar 590 euro.Por një vit më pas, nuk është bërë asgjë. Ermiri i ka telefonuar në numrin, që kishin, por nuk arrin të marrë kontakt.Edhe vendndodhjen pranë sheshit Shqiponja e kanë ndryshuar, pa bërë me dije një adresë të re.Pas shumë kërkimesh, gazetarja e “Stop”, mundi të gjejë zyrat e “Minerva Grup” në zonën e “Don Bosko”-s.Punonjësja e zyrës thotë, se procedura e Ermirit është në proces, sepse Ambasada Gjermane nuk ka njoftuar ende për vizë. Ermirit nuk i është komunikuar asgjë dhe vetëm me ndërhyrjen e emisionit “Stop” ai u vu sërish në kontakt me “Minerva Grup”, për të vijuar procedurën.
Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon. Është ky konkluzioni i raportit më të fundit të “Transparency International” për vitin 2019.Vendi ynë ka humbur 7 pozicione nga viti i shkuar, duke zbritur nga vendi i 99-të në të 106-tin, në një tabelë me 180 vende, që analizohen në të gjithë botën. Vec këtij rekordi, Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar nga The Economist, në një listë prej 165 shtetesh.Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride dhe në raport me një vit më parë, ka një përkeqësim, pasi vendi ynë ka zbritur me tre pozicione.
“Stop” është ndalur në Shëngjergj të Tiranës dhe saktësisht në fshatin Urë, për një problem të banorëve.Deri para një viti, kopshti ofronte shërbim për fëmijët, ndërsa tani qëndron i mbyllur.Prindërit ankohen, se nuk kanë ku të cojnë fëmijët, pasi edukatorja doli në pension dhe qysh nga nisja e vitit shkollor, nuk ka një edukatore tjetër. Janë rreth 12 fëmijë, që kanë mbetur në shtëpi dhe prindërit thonë, se kanë shkuar disa herë tek drejtoresha e shkollës së mesme të Bashkuar të Shëngjergjit, ku u është premtuar, se do të vijë edukatorja e re. Përparim Disha, nëndrejtori i shkollës shprehet, se është në dijeni të problemit dhe disa herë ka cuar kërkesa në Drejtorinë e Kopshteve të Tiranës. Por disa muaj më pas, situata nuk ka ndryshuar.