STOP – 24 Janar 2018 EMISIONI 103 (SEZONI 3)

Me cifteli në autobuz, por lali Eri ka pasion 2-rrotakun…?!
Një qytetar i bie ciftelisë, ndërsa udhëton me autobuz dhe ata, që e shohin e filmojnë artin e tij, për ta përcjellë në “Stop”. Trafiku në Tiranë është shtuar këto ditë, edhe për shkak të korsive të dedikuara për bicikletat. E në fakt pasionin e kryebashkiakut Erion Veliaj për dyrrotakun, “Stop” e sjell në mënyrën e vet origjinale.

Regjistri Civil në kaos, fituese e tenderit firma me probleme me drejtësinë.

Në vitin 2008 me ndihmën e qeverisë austriake u bë dixhitalizimi i regjistrit kombëtar të gjendjes civile. Pikërisht në këtë vit u implementua dhe ligji ku të gjitha të dhënat e gjendjes civili u hodhën në sistemin digjital. Regjistri Kombëtar i gjendjes civili është një sistemi kompjuterik i implementuar në Shqipëri si rezultat i një marrëveshje mes qeverisë së Austrisë dhe Shqipërisë, ku Austria i dhuroi Shqipërisë sistemin e gjendjes civile.

Marrëveshja është ratifikuar me ligj të veçantë  në vitin 2008 nga parlamenti shqiptar. Sistemi aktual shqiptar i gjendjes civile është i bazuar tërësisht në modelin austriak dhe ka qenë pala austriake e cila ka involvuar që në fillim të procesit në Korrik të 2008 fillimisht me adoptimin e sistemit sipas legjislacionit shqiptar, dhe implementimin e tij, dhe më pas dhe mirëmbajtjen dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm që ka vazhduar deri në Dhjetor të 2017.

Ndërsa në shtator 2017 Ministria e Brendshme shpalli tenderin për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e regjistrit të gjendjes civile, për tre vitet e ardhshme. Në tender paraqitën ofertat kompania austriake Xion It Systems dhe kompania shqiptare Soft & Solution.

E para ka shumë përvojë në këtë fushë, ndërsa për kompaninë Soft & Solution është regjistruar një procedim penal pas denoncimit të ministrisë së Drejtësisë. në 29 Dhjetor të 2017 gjykata ka urdhëruar prokurorinë të  regjistrojë procedimin penal në lidhje me skandalin e byzylykëve për mbikëqyrjen elektronike.

Por si për “çudi”, fituese u shpall kompania shqiptare me probleme me drejtësinë.

Ministria e Brendshme pavarësisht se Soft & Solution nuk i ka plotësuar kriteret e veçanta ka vendosur ta kualifikojë dhe duke pasur ofertën më të ulët e ka kualifikuar të parin këtë kompani, përsa i përket tenderit të mirëmbajtjes të regjistrit kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri.

Kompania austriake Xion It Systems ka ankimuar procesin e tenderimit në KPP e për pasojë procesi është pezulluar për 30 ditë. Ajo që ndodh përkthehet në kaos në shërbimet ndaj qytetarëve.

Informacioni K.P.P- Është bërë ankesa më datë 28 Dhjetor.

Gazetari- 28 Dhjetor…

Informacioni K.P.P- Më datë 29, ka dalë urdhri i pezullimit nga ne.Pezullohet procedura, deri në marrjen e një vendimi dhe s’ka dalë akoma me vendim.

Në lidhje me shpalljen fitues nga ministria e Brendshme të kompanisë  Soft & Solution për mirëmbajtjen e këtij regjistri. Në bazë të procedurave që ka komisioni i Prokurimeve Publike rreth 30 ditë sistemi i gjendjes civile  është në kolaps dhe i bllokuar deri në shprehjen e këtij komisioni për t’i dhënë të drejtë fituesit apo jo. Pra e gjithë procedura që është filluar nga Ministria e Brendshme është pezulluar nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

Por çfarë vakumi ka sjellë lidhja e tenderit më Soft & Solution. Nuk regjistrohen fëmijët e lindur pas 31 Dhjetorit të 2017, qytetarët  që duan të aplikojnë për pasaportë pas 31 Dhjetorit të 2017 nuk e marrin këtë shërbim. Emigrantët shqiptarë që ju ka skaduar pasaporta, pas 31 Dhjetorit 2017  nuk mund të bëjnë një të re. 

___

Njësia bashkiake nr. 1

Punonjësja- Po!

Qytetarja- Si ia kalon?

Punonjësja- Mirë! Si je ti?

Qytetarja- Doja të bëja një aplikim për pasaportë?

Punonjësja- Po, po sot nuk punon sistemi.

Qytetarja- Domethënë, që sot nuk punon?!

Punonjësja- Ka që në 8 të mëngjesit, që nuk punon.

Qytetarja- Në rregull! Mirupafshim!

___

Njësia bashkiake nr. 3

Qytetarja- Përshëndetje! Doja të bëja një aplikim për pashaportë?

Punonjësja- Bëhet nesër, se sot s’kemi intenet.

___

Njësia bashkiake nr. 9

Qytetarja- Si kalon? Si kaluat? Mirë?

Punonjësja- Mirë!

Qytetarja- Doja të regjistroja djalin?

Punonjësja- A… t’ju rrojë me jetë të gjatë, por sot nuk mundeni. se ka pas problem. sot është I mbyllur, ka gjithë ditën sot.

***

Njësitë Bashkiake pa sistem. Dt: 23/01/2018

Njësia bashkiake nr. 3

Qytetarja- Përshëndetje, isha edhe dje, të regjistroja djalin…

Punonjësja- Po s’ka internet prapë.

Qytetarja- Nuk punonte sistemi.

Punonjësja- As sot.

Qytetarja- As sot? Mirupafshim!

___

Njësia bashkiake nr. 1

Qytetarja- Si kalon?

Punonjësja- Mirë si je? Po!

Qytetarja- Isha edhe dje, doja të regjistroja djalin.

Punonjësja- Po nuk punon sistemi.

Qytetarja- Kur mund të rregullohet?

Punonjësja-  Po çfarë të them unë, ti do, që të regjistrosh djalin, për momentin nuk punon.

Qytetarja- Ok! Mirupafshim!

Punonjësja- Mirupafshim!

___

Njësia bashkiake nr. 9

Qytetarja- Si kalove? Mirë?

Punonjësja- Po?

Qytetarja- Erdha, të regjistroj djalin, isha edhe dje.

Punonjësja- Po pra, s’ka prapë internet.

Qytetarja- S’ka?

Punonjësja- Nuk ka as sot, ja.

Qytetarja- Kur do të vijë?

Punonjësja- Po ja, vetëm të të gënjej, u tha për sot, as sot. Po punojmë me programe.

Qytetarja- Si?

Punonjësja-Po punojmë me programe, them.

Qytetarja- Çfarë programesh?

Punonjësja- Me programin e gjendjeve civile, se janë gjithë gjendjet civile në gjithë Shqipërinë.

Qytetarja- D.m.th, ky problem është te të gjitha, jo vetëm këtu?

Ok! Mirupafshim!

Qytetarët nuk mund të marrin dot asnjë dokument dhe të gjejnë zgjidhje. Asnjë fëmijë nuk mund të regjistrohet dhe askush nuk mund të marrë asnjë certifikatë dhe nuk mund të kryejnë aplikim për pasaportë. Sistemi i gjendjes civile është në kolapsus.

Allias, fabrika e asfaltit vijon punën në kushte skandaloze.
Në 13 dhjetor emisioni “Stop” ishte në Allias, ka fare pranë qendrës së banuar punonte në kushte skandaloze fabrika e asfaltit.Vec shtëpive, në njësinë numër 4 dhe pranë fabrikës në fjalë,ndodhen edhe qendra e të moshuarve, shkolla 9-vjecare Ardina Klosi dhe qendra shëndetësore e zonës.Punonjësi i bashkisë, që gjendej në fabrikë, i tha gazetares së emisionit “Stop”, se në janar fabrika e asfaltit do të zhvendosej.”Stop” u rikthye në janar të shihte situatën, por konstatimi ishte aspak i kënaqshëm:fabrika punonte ditë e natë e lëshonte tym e ndotje. Drejtori i drejtorisë së përgjithshme të mirëmbajtjes, Elton Kacidhja, tha, se ka patur një lapsus, për kohën e zhvendosjes së fabrikës, pasi ajo mund të bëhet në shkurt. Deri atëherë…suksese në jetë…!!!

Të Fundit