Stop -EMISIONI 102 (SEZONI 5) 21 janar 2020- Prostitucion ne zemer te Tiranes, 20 mije leke raporti pas Muzeut Historik..?!

Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri.Kamer a fshehtë e “Stop” tregon, sesi gra e vajza, mdaje edhe transvestitë, shesin trupin e tyre për 2 mijë lekë të reja. Raporti ndodh në rrugë ose në hotel, varet nga kërkesat e klientëve dhe buxheti i tyre. Situata me punonjëset e seksit janë filmuar në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, por edhe në Tiranë, në qendër të kryeqytetit. Madje prostitutat thonë, se mund të kryejnë raport edhe pas Muzeut Historik, në një zonë kaq shumë të rrahur nga qytetarët.

Sot në vend u përkujtua 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar.Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ishte në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, për të përkujtuar këtë ngjarje.Po sot u përkujtua 9 vjetori i vrasjes në bulevard të 4 protestuesve opozitarë në 21 janar 2011.Nga ana tjetër kryeministri Rama nuk mori pjesë në këto ngjarje, pasi ndodhet në Ukrainë, në një vizitë zyrtare në cilësinë e kreut të OSBE-së.Prej kohësh emisioni “Stop” ka trajtuar abuzimet me koncensionet e chek up-it dhe sterilizimit. Sot ky i fundit po hetohet nga SPAK-u.

Procesi i Vetingut shkarkoi edhe kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Durrës, Marjana Velcani. Por “Stop”sjell me pamje faktin, se zonja Velcani nuk e le zyrën e saj në këtë gjykatë. Madje ajo është përplasur edhe me administratën dhe kryetaren e re. Gazetari i “Stop” iu drejtua kancelares së Gjykatës, për ta pyetur për këtë rast të paprecedent dhe ajo e pranoi këtë ngërc.Madje kancelarja tha, se duke qenë të pafuqishëm për ta larguar kryetaren e shkarkuar, i është cuar një shkresë KLGJ-së.

Të Fundit