Stop-EMISIONI 101 (SEZONI 4) 18 janar 2019 Kavajë, me probleme mendore dhe i vetëm, të afërmit kërkojnë sistemim.


Naim Stërniqi, një qytetar nga Kavaja, i është drejtuar emisionit “Stop” për të kërkuar ndihmë për kushëririn e tij, Arben Haxhiaj, 48 vjec, invalid i grupit të dytë, me probleme mendore e që jeton me paratë e kempit. Por prej 3 muajsh Arbeni ka mbetur i vetëm, pasi i ka vdekur edhe e ëma e për të nuk ka kush kujdeset.Të afërmit kërkojnë ta sistemojnë në Shtëpinë e të moshuarve Kavajë, e në këtë mënyrë të mund ta vizitojnë.Gazetarja e “Stop” i drejtohet shërbimit social në bashkinë e Kavajës dhe përgjegjësja Arta Arkaxhiu, thotë, se e vetmja mundësi sistemi janë disa qendra në Shkodër apo Tiranë, të papërshtatshme për Arbenin. Në bazë të ligjit, në qendrat rezidenciale për persona me aftësi të kufizuara pranohen deri në 21 vjec, ndërsa në Shtëpitë e të moshuarve merren duke nisur nga mosha 60 vjec. Për të tjerët askush nuk ka menduar.Deputeti Dashamir Shehi dhe psikologia Aurela Agalliu japin opinionet e tyre për këtë problem.

Stop – Kamez, “Stop” dhe “Fundjava” bejne me shtepi te re familjen Harizi! (18 janar 2019)

Familja Harizi në Kamëz jeton në kushte mbijetese dhe bën thirrje, që të ndihmohet me një shtëpi të re. Djali i vogël i familjes Klajdi ka qenë i shtruar për 3 muaj në sanatorium, me ftohje të rëndë, për shkak të lagështisë. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë të mundur ndërtimin e një shtëpie të re për familjen Harizi. Për këtë familje dhanë ndihmën e tyre edhe banorët e rrugës “Mujo Ulqinaku” në Kamëz.

Stop – Hitparade i absurdit shqiptar! (18 janar 2019)

Një bombul gazi në Tiranë është vendosur në fasadën e pallatit. Në Peshkopi, bora e këtyre ditëve, është pastruar me një automjet të improvizuar në formë borëpastrueseje.Një furgon është filmuar duke hedhur mbetje në lumin e Tiranës.Kazanët e plehrave në Shkodër janë mbushur me mish.Në shkollën 9-vjecare “Hasan Koci” në Shkozet muri rrethues ka rënë përtokë. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen dhe komentohen në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit