STOP – EMISIONI 101 (SEZONI 2)

Basha në VOA, nis puna në rrugën “Ramazan Bogdani”.
I intervistuar nga “Zëri i Amerikës” për vizitën në Ëashington, kreu i opozitës Lulzim Basha, tha se kishte ftesë për ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Por gazetari sqaroi, se ajo që Basha quante ftesë, ishte në fakt biletë, që kishte përfunduar e shitur në treg.Kryeministri Rama pati një vonesë për kthimin në atdhe nga Singapori, për shkak të një avarie në avion.Pas transmetimit të problematikës me rrugën “Ramazan Bogdani” në kryeqytet,Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizmeve ka nisur punën për rehabilitimin e saj.

E rrallë në Kashar, i lë truallin shkollës me kushtin e punësimit të gruas.
Shkolla e mesme “100 vjetori” në Kashar është e vendosur në truallin e Hamit Muratit. Ky i fundit thotë, se kishte rënë dakord verbalisht me ish-kreun e komunës, që në këmbim gruaja e tij të punonte sanitare në shkollë. Pasi gruaja doli në pension në vitin 2015, Murati kërkoi, që këtë punë ta merrte nusja e djalit.Por ajo që ndodh ështën një sorollatje nëpër të gjitha institucionet, zyrtarët e të cilëve e përcjellin te një tjetër autoritet.Nga Ministria e Arsimit, Bashkia e Tiranës, Drejtoria Arsimore dhe Njësia Administrative, të gjithë thonë, se nuk e kanë kompetencë punësimin e të resë së Hamit Muratit.

Cili është problemi juaj përderisa iu drejtuat emisionit “STOP”?
Siç e shihni kjo është shtëpia ime dhe ajo aty është shkolla, e ndërtuar në pronën time. 

Sa metra katrorë janë?
Janë 4 dynym truall dhe e kam me vendim Gjykate, që është njohur si pronë e imja.

Ju tani kërkoni tokën?
Jo unë nuk kam ardhur të kërkoj tokën, unë kërkoj një vend pune. Kur u prish sistemi këtu kanë pas punuar të tjerë dhe më futën gruan në punë meqënëse ishte toka ime. 

Me kë e bëre këtë marrëveshje?
Këtë marrëveshje e bëra me Faik Fejzën, ish kryetar komune. 

Në cilin vit?
Në vitin 1996. Erdhën të komunës dhe bëmë një marrëveshje me to. Prej vitit 2007 deri në vitin 2015 e kam mbajtuar unë me ujë këtë shkollë. 

Përveçse ke truallin i ke furnizuar edhe me ujë të pijshëm?
Kam mbajtur gjithë shkollën me ujë dhe kisha gruan të punësuar aty. Në vitin 2015 gruaja del në pension. Kur gruaja doli në pension unë mendova të futej nusja e djalit në punë. 

Si sanitare?
Si sanitare patjetër. Unë iu drejtova Ministrisë së Arsimit me kërkesën time me shkrim dhe Ministria e Arsimit më ka kthyer këtë përgjigje: “Nuk është kompetencë e jonë, por drejtohu Bashkisë”. Më pas iu drejtova Bashkisë së Tiranës dhe kjo e fundit më thotë që nuk është kompetencë e jonë, por drejtohu Drejtorisë Arsimore të qarkut Tiranë. Më pas iu drejtova drejtorisë së qarkut Tiranë dhe më ktheu përgjigje me shkrim që nuk është kompetencë e jona, por drejtohu administratorit të komunës. Shkova tek administrator i komunës dhe më tha që nuk është kompetencë e jona. Tani unë nuk di ku të shkoj…

Ndërkohë gazetarja e “STOP” zhvillon një bisedë më drejtorin e shkollës “100 vjetori”, i cili pranon se kjo shkollë e ka të nevojshme edhe një sanitare, por kjo e fundit duhet të vijë me urdhër nga lart.

Sa sanitarë ka kjo shkollë?
Këtu kemi vetëm një sanitare dhe është pak problem. 

Në metra katrorë sa është parashikuar të ketë një apo dy sanitare?
Sipas hapësirës që ka të paktën dy duhet t’i ketë patjetër. 

Ia keni propozuar bashkisë këtë?
Ia kemi kërkuar Drejtorisë Arsimore të bëj shtesë. Ndoshta është biseduar dhe është ashtu, por kam kërkuar edhe unë në Drejtorinë Arsimore. Duhet të shtohet organika nga lart.

Më tej, gazetarja shkon të pyesë pranë Njësisë Administrative Kashar ku administatori Erin Catri thotë se nuk është kompetencë e saj, por e Drejtorisë Arsimore.

Njësia Administrative nuk e ka kompetencën për shtim ose pakësim të numrit të punonjësve, për më tepër për emërime pune. Ky rast i është përcjell Drejtorisë Juridike të Bashkisë së Tiranës. Unë kam marrë si përgjigje që nuk është kompetencë e Bashkisë së Tiranës përcaktimi i sanitareve nëpër shkolla, pra është kompetencë e Drejtorisë Arsimore Rajonale.

Sipas shkresave ministria thotë që kompetencat janë të Bashkisë, kjo e fundit thotë këtë që thoni ju dhe Drejtoria Arsimore thotë thotë që e ka Njësia Administrative, pra më sjell sërish tek ju. 
E kuptoj! Shkresa që keni marrë vjen nga Drejtoria Juridike e Bashkisë së Tiranës. Unë e kam marrë për të mirëqenë dhe nuk i kam shkruar shumë mbrapa, pavarësisht për të gjtihë dëshirën e mirë jo vetëm për zonjën, por edhe për shkollën që e ka të nevojshme një sanitare. Është Drejtoria Arsimore e rrethit ajo që vendos në zgjidhjen e këtij shqetësimi ose jo.

Së fundmi, gazetarja drejtohet drejt DAR, ku drejtorja Eglantina Metani thotë se punonjësit jo mësimorë janë kompetencë e Bashkisë.

“Punonjësit jo mësimorë sërish kanë kaluar në kompetencë të Bashkisë së Tiranës dhe çështja e shtimit të numrit të punonjësve nuk mund të bëhet nga Drejtoritë Arsimore sepse fondi është i limituar, transferimi dhe buxhetimi bëhet prej kohësh prej Bashkisë së Tiranës. Sigurisht vullneti i mirë është që edhe këtu ta zgjidhim këtë problem sepse është e vërtetë që shkollat tona kanë nevojë për një numër të shtuar të punonjësve jo mësimorë, në rastin konkret sanitareve. Por sigurisht sat ë dalin aktet nënligjore dhe të zgjidhet situata besoj do të zgjidhet edhe ky rast.”

Tragji-komedi shqiptare në ‘Stop”.
Rradhë në bashkinë e Kamzës. E njejta gjendje në zyrat e postës në Kamëz. Një qytetar ka aq ftohtë, sa është ulur me të pasme mbi sobë.Një tjetër, i quajtur Xhesian kërkon batanije, pasi ka marrë miell për fushatë zgjedhore. Disa versione të plakut prej bore kanë mbërritur në adresën e “Stop”, si ana argëtuese e ditëve ekstremisht të ftohta.

Të Fundit