STOP-EMISION 64(Sezoni 8) 1 Dhjetor 2022-Kreu i njesise i ze pronen me gardh e konteiner, Stop ia liron.

Ndodhemi në Njësinë administrative Dajt, në Shtish-Tufinë, për një problem prone.Fatmir Qafmolla, tregon, se është një ndër 18 pronarët e kësaj prone, që disponojnë me certifikatë rreth 2700 m2. Por prona është zënë nga Saimir Allushi, administrator i Njësisë 12, duke i vënë një gardh dhe një kontinier, pa asnjë shkresë. Fatmiri tregon, se i ka bërë edhe kallzim, por komisariati 4 e ka mbyllur cështjen.Në këto kushte i drejtohet gjykatës, ku gjykata e Apelit ia njeh pronën, por vendimi nuk merret parasysh nga institucionet e tjera.Nga ana tjetër, Saimir Allushi mohon të jetë zaptues i asaj prone, por ia delegon pa letra kushëririt të tij, ndonëse pronarët Qafmolla e kanë gjetur atë duke thurur gardhin.Gazetarja e “Stop” i drejtohet komisariatit numër 4, por nuk merr shpjegim për situatën.Në ktë pikë i drejtohet zëdhënësit të policisë Genti Mullai, i cili ve në lëvizje strukturat.Pas ndërhyrjes së “Stop” , IMT, ndërhyri me inspektorët e saj, duke prishur gardhin pa leje, hequr kontinierin dhe liruar vendin nga makinat e parkuara.

Në përgjigje të thirrjes së drejtuesit të “Stop”, Saimir Kodra, që emigrantët të kthehen në atdhe, një qytetar shqiptar me banim jashtë Shqipërisë ka bërë një koment epik.Ai thotë, se nuk mund të kthehet në një vend kaotik, ku edhe gazetarëve i thonë, të bëjnë kërkesë me shkrim. Sipas tij, edhe kur politikanët t’u kërkojnë votën, do të marrin si përgjigje “bëjeni me shkrim”! Rruga drejt doganës së Qafë-Thanës është mbushur me qymyr nga të dyja anët dhe “Stop” sjell një video të kësaj situate.

Para disa ditësh transmetuam denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo është debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo cështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon, se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma është gjallë.Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë, se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes. Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gjë peng për kredinë.Përmbaruesi Alimadhi thotë, se bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet vecimi i pjesëve takuese të debitores.Për këtë problematikë iu drejtuam Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përgjigjen zyrtare shprehet, se për përmbaruesin Alimadhi ka edhe ankesa të tjera, ndaj ka nisur hetimi disiplinor.

Të Fundit