Eliverta Palla, banore në Yzberisht denoncon dhunën nga ana e ish-bashkëshortit, Gëzim Hamzallari. Ajo ka dy vajza dhe prej disa vitesh është divorcuar me vendim gjykate. Por ish-bashkëshorti sërish nuk e le të qetë. Eliverta thotë, se ndjehet e kërcënuar për jetën, edhe pse disa herë ka bërë kallzim në polici.
