“Stop” ka shkuar në Divjakë, aty ku prindërit e një vajze 13 vjecare tregojnë, se e mitura është ngacmuar seksualisht nga një burrë 55 vjecar.Për shkak të ngacmimit, vajza e vogël ka refuzuar të shkojë në shkollë në fshtatin Cermë sektor.E mitura tregon aktet, që i propozonte 55 vjecari dhe familjarët e saj denoncojnë në komisaritatin e Divjakës.I akuzuari u ndalua, por u la i lirë brenda ditës, ndërsa në shkollën e vajzës shkon shefi i krimeve të Divjakës, i cili i i merr një deklaratë të miturës, pa prezencën e prindërve e psikologut.Drejtori i shkollës pranon, vizitën e shefit të krimeve dhe firmat e marra nga nxënësja.Por kur gazetari i “Stop” shkon për të marrë shpjegime në policinë e Divjakës, kjo e fundit kishte ndaluar e dhunuar të atin e vajzës së mitur.
- +355 67 220 8888
- [email protected]