Edukatorja Alisa Bykyku ka denoncuar një emërim të padrejtë në Devoll. Ajo tregon, se ka fituar e katërta në portal dhe ZA Devoll e emëroi edukatore në Cangoj, me një kontratë 3 mujore. Por në 18 qershor i vjen një dublante për ta zëvendësuar. Bëhet fjalë pikërisht për gruan e Nënkryetarit të Bashkisë, Ylli Taho, edhe pse kjo e fundit, ishte e 16-ta në portal.Në ZA i thonë, që merret Bashkia me emërime dhe paga, ndërsa në bashki i përgjigjen, se e ka emëruar ZA-ja, ndaj nuk e njohin dhe nuk e paguajnë.Drejtoresha e shkollës 9 vjecare “Ismail Gjata” në fshatin Cangoj, Burbuqe Bylykbashi, thotë, se është në dijeni të problemit,por zëvendësuesja ka ardhur me vendim të bashkisë.Sipas drejtoreshës së ZA-së Devoll, Imelda Cycko, bashkia ka shkelur ligjin.Nënkryetari i bashkisë, shprehet, se guraja e tij ka qenë e dyta në portal, edhe pse ajo ishte e 16-ta.Ndërsa kryetari, Bledjon Nallbati,thotë shprehimisht se nuk i do qejfi ta paguajë Alisa Bykykun, pasi është e emëruar nga ZA-ja.E vetmja zgjidhje për Bylykun mbetet gjykata.
- +355 67 220 8888
- [email protected]