Përparim Tusha bashkë me familjen e tij, është detyruar të kthehet nga Gjermania në 26 nëntor 2018. Por prej 9 muajsh nga riatdhesimi, nuk arrin të marrë pasaportën.Në momentin e mbërritjes në Rinasit, ai ka kaluar vetëm me një leje kalimi, ku shënohej deportimin i tij dhe i familjes. Gjithë këtë kohë është endur në Ministrinë e Jashtme, policinë kufitare dhe në të gjitha institucionet e mundshme, por asgjë nuk është zgjidhur.Me ndërhyrjen e “Stop” u mësua, se 4 pasaportat e familjes Tusha kishin ngelur në konsullatën shqiptare në Gjermani e do të kthehen për pak ditë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]