Pak ditë më parë tansmetuam rastin e një zonje, e cila denoncoi në ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin dhjetor Ilda, i ofroi zonjës një vend pune si recepsioniste pranë prokurorisë së Tiranës. Ilda u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Ildën dhe i dha paratë, Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në janar 2021.Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.Pas transmetimit, në “Stop” kanë mbërritur edhe shumë denoncime të tjera, që dëshmojnë për mashtrim nga ana e Ilda Kërkapit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]