Elena Dyli, një qytetare nga Berati ka përfunduar studimet për cikël të ulët dhe masterin me rezultate shumë ta larta. Por sot ajo nuk ka 125 mijë lekë të vjetra për të paguara, që të hyjë në provimin e licensës.Më 18 mars, Elena e humbi të drejtën e provimit, për mungesë parash.Emisioni “Stop” i pagoi tarifën Elenës e po kështu paratë e udhëtimit për në Tiranë. Vec kësaj, “Stop” ndërhyri në qendrën e shërbimeve arsimore, që ajo ta jepte provimin në 20 mars.Pak ditë më parë transmetuam rastin e Martina Jakut nga Rrësheni, që jetonte pa të ardhura.Lokali në bllok “On top lounge” ka dhënë 500 mijë lekë për zonjën Jaku, emisioni “Stop” i ka dhënë tarifën për një vit, që duhet të merrte nga fondi 6% i bashkisë dhe i ka cuar një sasi të konsiderueshme ushqimesh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]