Stop- Albtelekom e shkolla “Mrekullia” ne ndihme te njerezve ne nevoje.(03.06.2019)


“Bamirësia troket tek ty” është nisma e Albtelekom në ndihmë të familjeve në nevojë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Rudina Kurti, përfaqësuese e kësaj kompanie tregon, se po shpërndahen ndihma me rastin e festës së Bajramit. Nxënësit e shkollës “Mrekullia”kanë mbledhur ndihma për njerëz e familje në nevojë.Ata kanë shkuar në fshatin Kus në familjen e zotit Selim Musteqja dhe më pas në familjen e Shkurte Memajt, e cila jeton e vetme me dy nipërit e saj në lagjen e dytë të Bathores. Destinacioni i fundit ishte fshati Zall-Bastar dhe familja e Flamur Lukës.

Të Fundit