Stop – Absurdi, prokurori ne Pogradec klasifikon deodorantin si arme te ftohte! (23 maj 2019)


“Stop” është ndalur në Pogradec, pasi avokati Meard Berberi, akuzohet per dy vepra penale, duke spërkatur pa dashje policin e gjykates Pogradec me një spray, që e përdorte për higjenë vetjake. Në hetimin e prokurorit mungojnë një sërë veprimesh dhe mbi të gjitha bie në sy fakti, që prokurori Sotir Kllapi, kategorizon këtë solucion si “armë të ftohtë”, duke kërkuar dënim me burg për avokatin. Avokati i akuzuar, tregon, se ai nuk ka ushtruar dhunë kundër policit dhe se sprite nuk është armë e ftohtë.Kamera e emisionit “Stop” sjell dëshminë e policit të gjykatës së Pogradecit, Zefe Kotka, i cili tregon, se cdo gjë ndodhi pa dashje.Avokatit i ngeci mekanizmi i deodorantit, kur po ia tregonte dhe cështja u transformua në hetimin e prokurorit.Vetë prokurori Sotir Kllapi rezulton, se për një cështje të ngjashme, ka urdhëruar mosfillimin e cështjes penale. Por sot kërkon burg për avokatin.Shkeljet e konstatuara nga “Stop”,u përforcuan edhe nga gjykata e apelit Korcë, e cila prishi vendimin e Janollarit dhe prokurorit Kllapi.

Të Fundit