Hapet një fushatë e gjerë debati për mënyrën se si jetojnë figurat e larta të Hamasit
Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar është bërë virale, duke bërë xhiron e internetit me ndjekësit që pyesin nëse 44-vjeçarja mban në dorë një çantë Birkin, vlera e së cilës llogaritet në 30 mijë euro.
Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermes Birkin, më 6 tetor 2023. pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel.
“A po mbante një çantë luksoze e veja e Sinuar?”, komentuan shumë ndjekës në rrjetet sociale pasi panë fotot e kamerave të vëzhgimit që tregonin një tunel në Gaza në orën 23:00 me orën lokale.
Ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve që e shikojnë me kujdes foton, është se në dorën e djathtë thuhet se mban një çantë të zezë që mund të jetë një Birkin nga shtëpia luksoze pariziane Hermès, me çmimin e saj të vlerësuar në 29.500 euro!
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Avichay Adraee shprehu habinë e tij në platformën X për zgjedhjen shumë të shtrenjtë të Sinuar për të mbajtur një Birkin shumë të shtrenjtë në një tunel nëntokësor.
“Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim adhurimin e Yahya Sinuar dhe gruas së tij për luks”, ka shkruar zyrtari ushtarak izraelit Avichay Adraee në mesazhin e tij, në arabisht, sipas gazetës izraelite “ynet”.
هل زوجة السنوار دخلت معه إلى النفق في السادس من أكتوبر وبحوزتها حقيبة لشركة بيركين التي تقدر كلفتها بنحو 32 ألف دولار؟! أترك لكم التعليق.
بينما لا يملك سكان غزة الأموال الكافية لخيمة أو للمواد الأساسية نرى أمثلة كثيرة لحب يحيي السنوار وزوجته الخاص للأموال… pic.twitter.com/sGft4Qg9s8— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) October 19, 2024
Fakti është se pjesa më e madhe e popullsisë në rripin bregdetar të Gazës prej vitesh jeton në varfëri ekstreme, ku paratë që qeveritë dhe organizatat e ndryshme të huaja japin, nuk arrijnë kurrë te qytetarët.
Ish-udhëheqësi i Hamasit , Ismail Haniyeh jetonte në luks në Katar. Dhe Sinuar thuhet se është pasuruar shumë, pohon në një artikull gazeta gjermane Bild. Sinuar u martua më 21 nëntor 2011, më pak se një muaj pasi u lirua nga burgu nga Izraeli si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e ushtarit të rrëmbyer Gilad Shalit në 2011.
Në atë kohë gruaja e Sinuar ishte 31 vjeçe, një moshë e cila për shkak të besimeve të prapambetura dhe fesë së popullatës nuk konsiderohet e re për martesë dhe gjëja tjetër që është po kaq befasuese është fakti që mosha mesatare e grave në Gaza është 20 vjet.
Sinuar, nga ana e tij, ishte 49 vjeç kur u martua.
“Ndërsa isha në Tokën e Shenjtë (Arabinë Saudite) për pelegrinazhin vjetor islam në Mekë, në Haxh, katër motrat e mia arritën të më gjenin nuse”, kishte thënë ai për martesën e tij.