Afera me rindërtimin në Rrogozhinë ka mbërritur në SPAK, ndërsa hetimet pritet të zgjerohen edhe mbi zyrtarë të lartë.
Prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencën pas dyshimeve se të implikuar janë edhe funksionarë që hetohen nga Prokuroria e Posaçme.
Më 30 shtator 2024 me kërkesë të Prokurorisë Durrës u vunë në pranga 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për një dëm prej 3.5 milionë euro ndërsa në hetim janë edhe 78 të persona të tjerë.
Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.
Burime për media se bënë se me short kjo dosje i ka rënë prokurorit Elvin Gogaj.