TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e të gjitha posterave të subjekteve politike në të gjithë Shqipërinë, pasi sipas këtij institucioni, asnjëra prej tyre nuk i ka plotësuar kërkesat dhe kushtet, që parasheh Kodi Zgjedhor.
Administrata e KQZ-së thotë se posterat në fjalë “Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju dhamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim”, thuhet në shqetësimin e KQZ-së.
Në këto kushte, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, t’i heqë menjëherë ato, në të gjitha bashkitë e vendit. Përgjegjësia për largimin e tyre tashmë i kalon automatikisht Policisë, e cila do duhet të raportojë për rezultatin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri të premten në orën 24:00