Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka pritur sot homologun e saj gjerman Johann Ëadephul, me të cilin, pas takimit kokë më kokë kanë zhvilluar edhe një konferencë për mediat.

Në fjalën e saj, Spiropali shprehu mirënjohjen për Gjermaninë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

Sot, u finalizua edhe hapja e grupkapitullit të 5 dhe të fundit. Për Spiropalin, kjo shënon mbylljen e procesin teknik të hapjes, për të vijuar negociatat për të gjithë kapitujt, të përqendruara tek reformat, zbatimi, kriteret dhe standardet në në të gjithë sektorët.

“Vizita juaj Ministër, mbart një tjetër simbolikë të veçantë. Ajo përkon me një moment historik për Shqipërinë: në Bruksel, në kuadër të Konferencës së Shtatë Ndërqeveritare, pikërisht sot u hap Grupkapitulli 5 – “Burime, Bujqësi dhe Kohezion”. Ky ishte Grupkapitulli i fundit i mbetur dhe një gur kilometrik në rrugën tonë përpara.

Pas 12 muajsh sprint, me nje ritëm të paprecedent negociatash, siç i quajti komisionerja për zgjerim dhe sic i vlerësoi ProgresRaporti i fundit i Komisionit Europian, kemi shënuar mbylljen e procesin teknik të hapjes, për të vijuar negociatat për të gjithë kapitujt, të përqendruara tek reformat, zbatimi, kriteret dhe standardet në në të gjithë sektorët.

Sot më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur për një Shqipëri me institucione të forta demokratike, me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me ekonomi konkurruese, me sistem drejtësie të pavarur, me mirëqenie për qytetarët tanë dhe kontribuese për një Europë të bashkuar e të sigurt.

Objektivi ynë kombëtar është ambicioz, por nga sot plotësisht i arritshëm;

Me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, të mbyllim negociatat brenda vitit 2027 dhe të jemi gati për anëtarësim brenda kësaj dekade. Në Shqipëri mbështetja për integrimin, me rreth 92%, është më e lartë se kudo tjetër në rajon dhe jemi të vendosur për të mos e humbur momentumin e jashtëzakonshëm brenda Unionit”, tha Spiropali.

Të Fundit